Kalaja e Bashtoves

Një kala disa shekullore ose ndoshta dhe mijëvjeçare. Kështjellë e ndërtuar në fushë dhe në afërsi të detit. Dikur ka qenë qendër dhe pikë referimi për shumë fshatra përqark.

Historia

Kalaja e Bashtovës (Castle Bashtova) ngrihet pranë fshatit të Vile-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit Shkumbin. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve,per shkembime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 metra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash.

Kur mund ta vizitoni

Kalaja e Bashtovës, është e këshillueshme të vizitohet në stinët e ngrohta ose në kohe të thatë, pasi në dimër ose vjeshtë ndonjëherë përmbytet fusha ku ajo ndodhet dhe mund tju bëhet i pamundur eksplorimi. Në një ditë të bukur dhe me diell mund të jetë shëtitja perfekte në periferi dhe ndoshta pik-nik-u që ju ka munguar. Afer kështjellës është edhe plazhi(1Km) ose edhe lumi Shkumbin(500m) dhe mund të kombinoni ditën edhe me peshkim, kush e ka pasion ose edhe nje ecje ose vrap gjimnastike, sdo t'ju bënte keq!

Ku ndodhet?

Ky monument historik dhe kulture ndodhet ne nje zone fare te lehte per tu gjetur. Kjo kala ndodhet midis Kavajes dhe Rrogozhines dhe mund te arrini atje nga rruga kryesore(autostrada SH4) duke dale ne Gose dhe te vazhdoni udhetimin drejt perendimit per ne fshatin Vile, ku edhe ndodhet keshtjella, qe distancon rreth 12km nga Gosa. Ne alternativë mund të arrini edhe nga plazhi i Grethit ose Spillesë ose edhe nga Divjaka. Pasi kalaja ndodhet pikërisht midis këtyre plazheve, rreth 1 km nga plazhi.

Evenimente

Shume ngjarje te rendesishme kane ndodhur ne kete kala, perveç atyre historike per brezat me te vjeter, kane pasuar edhe evente qe mund ti kujtojne fare mire dhe brezat e rinj. Ne kete keshtjelle eshte xhiruar nje pjese e filmit "Nentori i dyte" dhe ne vitin 2012 u zhvillua dhe Miss Shqiperia. Nuk kanë munguar evente të tjera nga më të ndryshmet. Kohët e fundit ka filluar të preferohet edhe nga çiftet që martohen për të kujtuar ditën e dasmës.

Videoklipe

Vete struktura e kesaj keshtjelle krijon nje hijeshi te papare per shume raste te veçanta dhe kulturore, Videoklipet e kengeve sherbejne si pasqyrim per te treguar keto bukuri perrallore te Shqiperise por ne te njejten kohe keto bukuri perrallore i shtojne hijeshine dhe i japin bukuri videoklipeve duke kombinuar traditat me kengen dhe historine. Jane te shumte kengetaret dhe artiste te ndryshem qe kane bere videoklipe ne kalane e Bashtoves, si Ylli Baka, Poni e shume te tjere...

Info Plus

Mendohet se kjo Kështjellë ose Kala ka qene 2 katëshe,ku një kat i saj është i fundosur nën sip.e tokës. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit.E vecanta e kësaj Kalaje ose Kështjelle është se rezulton si e vetmja Kështjellë në Ballkan e ndërtuar në fushë. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot e kësaj dite.

Latest news - Te rejat e fundit

Informazionet me te reja rreth eventeve dhe organizime te ndryshme sociale ne kalane e Bashtoves

Kalaja-Bashtoves-Bashtova-castle-fundjave-ne-kavaje-dokumentar

Fundjave ne Kavaje – dokumentar 2013 video

Dokumentar mbi Kavajen ne vitin 2013 ku ne brendesi shfaqet dhe flitet per kalane e Bashtoves.

Njerezit-Petro-Spiro-kalaja-bashtove

Njerezit – Petro Spiro Kalaja e Bashtoves – video dokumentar

Kalaja e Bashtoves ne nje dokumentar nga A1 report TV Me mesuesin e historise Petro Spiro qe tregon mbi kalane e Bashtoves dhe fshatit Vile ku d

Kalaja-Bashtoves-Bashtova-castle-ristylephotography

The Castle of Bashtova – Unesco

Kalaja e Bashtovës është futur në listën e shqyrtimit për t'u pranuar në Unesco. Kërkesa është bërë më 22 maj 2017 nga delegazioni

bashtova-castle-kalaja-bashtoves-ristylephotography

Kalaja e Bashtovës – së shpejti qendër kulturore!

Një kala e cila i ka të gjitha çka duhet për tu bërë arenë e shfaqjeve kulturore dhe artistike që zhvillohen në vend. Trajta e saj katë

aleks-micka-ai-syri-yt-behare-kalaja-bashtoves-ecatycom

Aleks Micka – Ai syri yt behare videoklip ne kalane e Bashtoves

Videoklip nga kengetari i kengeve popullore, Aleks Micka i ambjentuar ne keshtjellen e Bashtoves. Nje kala e cila i ka te gjitha çka duhet pe

Nentori-i-dyte-ristylephotography-kalaja-bashtoves-kavaje-rrogozhine

Filmi Shqiptar – Nentori i dyte me pjese te xhiruar ne kalane e Bashtoves

Filmi Shqiptar - Nentori i dyte me pjese te xhiruar ne kalane e Bashtoves ne pozicionin 0:40:20 shfaqet skena e xhiruar ne kalane e Bashtoves, me