Kalaja e Bashtovës – së shpejti qendër kulturore!

Kalaja e Bashtovës – së shpejti qendër kulturore!

Një kala e cila i ka të gjitha çka duhet për tu bërë arenë e shfaqjeve kulturore dhe artistike që zhvillohen në vend. Trajta e saj katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra e bëjnë këtë monument kulture të përshtatshëm për shumë aktivitete kulturore, edhe të përmasave të mëdha. Duke përmendur eventin madhështor të miss Shqipëria në vitin 2012,  tregon se vendi dhe hijeshia për çdo shfaqje kulturore, nuk mungon.

Kalaja Bashtoves

Do të ishte vërtet bukur sikur këtu të organizohej “Maratona Popullore” , vënd ka, historia është vetë kalaja, dhe nuk luan nga vendi, mungojnë organizatorët e mirëfilltë për të bërë diçka me të vërtet kulturore.

Do të ishte bukur sikur të organizohej edhe një paradë filmash artistik Shqiptarë (historikë) ku mund të përfshihet edhe filmi “Nëntori i dytë me Ismail Qemalin, ku një pjesë e filmit është xhiruar pikërisht në këtë kala me aktorë të zgjedhur nga vendi ku kjo kala ndodhet.

Do të ishte bukur gjithashtu edhe festivali Folklorik të bëhej ndonjëherë këtu pasi kjo kala ndodhet në një zonë qëndrore të Shqipërisë ku do të ishte komode për shumë vizitorë dhe për tu përhapur më shumë kjo traditë e këngës dhe muzikës.

kalaja bashtoves

Urojmë që së shpejti kalaja e Bashtovës të hyjë në Unesco dhe të bëhet një qendër e mirfilltë kulturore ku të ketë një larmi spektaklesh dhe eventesh siç i ka hije një vepre historike, në mënyrë që të riprodhojë akoma të tjera vepra historike që të trashëgohen në breza.

Një gjë e tillë do të krijonte turizëm historik(me vendin dhe për vendin), turizëm bashkohor(me shfaqjet dhe aktivitetet) dhe ekonomi për të gjithë zonat  përqark dhe jo vetëm dukë vënë në funksion një mekanizëm social që do ti shërbente të gjithëve. E thënë më ndryshe punë-qef-para

Shqipëria ka shumë vende të bukura që meritojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Kalaja e Bashtovës është një prej tyre!

 

About the author

Vile-Bashtova

Vile-Bashtova administrator

Always on seek of perfect photo and image representing a theme, page, post or story, which explain better the fact. Between photos and video makes reflections to produce a well standing story. Pasionate for website building to put all the mix IN. Following some good rules and giving out his own style.

1 Comment so far

“Piknik artistik te kalaja e Bashtovës” – event te kalaja – Kalaja e BashtovesPosted on3:39 pm - Oct 4, 2018

[…] kemi thënë edhe në këtë artikull(kliko ketu per ta lexuar),që do te ishte mirë që kjo kështjellë historike të përdorej për artin, historinë dhe […]

Leave a Reply