Vizitat sociale-shoqërore Vazhdojnë të rriten në kështjellën e Bashtovës!

Vizitat sociale-shoqërore Vazhdojnë të rriten në kështjellën e Bashtovës!

Koha kalon dhe dita ditës shtohen më shumë vizitorët që zgjedhin kalanë e Bashtovës për një piknik në ajër të pastër në kontakt me natyrën. Kjo kështjellë disa shekullore gjendet në një zonë fushore me klimë të butë dhë tërheqëse për çdo aktivitet në naturë.

Vendndodhja e saj për t’jua bërë më të lehtë eksplorimin, është midis Spillesë(që njihet mirë në gjithë Shqipërinë) dhe Divjakës(po kështu edhe kjo) ndodhet pikërisht 1 Km para grykëderdhjes në det të lumit Shkumbin dhe vendi ku duhet të dilni nga superstrada SH4 quhet Gosë dhe pastaj duhet të ndiqni rrugën për në bregdet(rreth 12km)…

Kështu kanë vendosur të bëjnë dhe miqtë tanë që kanë krijuar një grup shoqërie me emrin “vespa fanatics tirana”, të bëjnë një vizitë në kalanë e Bashtovës me vespat e tyre.

Disa foto nga vizita e tyre në Keshtjellën e Bashtovës

Grupin në fjalë e gjeni në facebook duke klikuar këtu

Grupe të tilla shoqërie janë të mirëpritura dhe i bëjnë vetëm mirë turizmit shqiptar për të ndihmuar në eksplorimin e vendeve të ndryshme që edhe vetë shqiptarët shpeshherë nuk e dinë që ekzistojnë  të tilla perla në Shqipëri.

 

About the author

Vile-Bashtova

Vile-Bashtova administrator

Always on seek of perfect photo and image representing a theme, page, post or story, which explain better the fact. Between photos and video makes reflections to produce a well standing story. Pasionate for website building to put all the mix IN. Following some good rules and giving out his own style.

Leave a Reply