Turizmi rural dalengadalë po arrihet dhe po vjen koha që historia të bëhet e tashme. Kjo gjë po ndodh me kalanë e Bashtovës, pasi po bëhet objekt i së tashmes pra po përfshihet në jetën bashkëkohore të zonës përqark dhe po i krijohet ajo njohje që i ka munguar deri tanimë.

Struktura përreth fshatit të Vilë-Bashtovës tashmë ofrojnë pritshmëri me standarte bashkëkohore dhe në të njëjtën kohë tradizionale. Struktura që mund të mirëpresin të rinjtë, të vjetrit por mbi të gjitha familjet, po realizohen pak e nga pak dhe kjo është një e mirë që i shtohet zonës dhe turizmit në përgjithësi.

Duke parë videoklipin e realizuar nga tv klan mbi resortin, vë re diçka që uroj të zgjasë ose të perjetojë natyrshëm edhe me zonën përqark.

Uroj pra të mbijetojë thjeshtësia dhe gjithashtu drejtimi që shfaqet në këtë klip dhe është ai i një strukture të menduar për të pritur kryesisht familje por edhe të rinj e të moshuar , pra një resorti për të kaluar kohën e lirë në një mënyrë të shëndetshme dhe të këndshme.

për të parë edhe ju videon e realizuar nga tv klan mbi resortin pepe’ d’oro klikoni ketu