Një çift francez kanë zgjedhur thjeshtë dhe bukur mënyrën se si ti kalojnë pushimet e tyre. Ata kanë një furgon dhe e përdorin si për të udhëtuar ashtu edhe për të fjetur ose për pik-nike të ndryshme në vende po ashtu të ndryshme.
Eksporimi i vendeve të ndryshme siç duket është moto e veprimit të tyre duke shijuar kënaqësine e udhëtimit, atë të zbulimit dhe kuriozitetit dhe pse jo të pushimeve plot aventure.
Përgjatë aventurës së tyre kanë vendosur të bëjnë një ndalesë edhe në Kalanë e Bashtovës, për të bërë një pik-nik të vogël dhe të shplodhen në qetesinë e natyrës dhe madhështinë e monumentit të rallë siç është pikërisht kështjella e Bashtovës.