Në kalanë e Bashtovës është duke u zhvilluar që nga data 30 gusht 2019 #BashtovaFestival me muzikë e arte bashkëkohore.

Marrin pjesë artistë të shumtë për të krijuar një atmosferë feste në natyrë.

Kanë qenë në dispozicion tenda për akomodim dhe për të shijuar dhe mos humbur as edhe një moment nga ky festival.

Shfaqje të tjera mirëpriten në Kalanë e Bashtovës për të shijuar natyrën e qetë, spektaklin dhe pse jo edhe detin fare pranë përderisa koha premton.
Ndërkohë që ju mbetet sot dita e fundit për të ndjekur drejtëpërdrejtë #BashtovaFestival.