Janë këto evente që krijojnë turizëm por edhe që zbulojnë dëfrimin duke eksploruar vendin tonë.
Me këto raste spikat dhe hijeshia e monumenteve siç është në këtë rast Kalaja e Bashtovës e çila, për trajtën që ka, pozicionin ku ndodhet dhe mënyra se si është ruajtur e pa dëmtuar apo modifikuar, e bëjnë atë të jetë një monument i denjë për të qenë pjesë e unesco-s ku dhe është bërë aplikimi dhe priten zhvillime dhe vlerësime.
Pas një pune të lodhshme ishte e udhës që të organizoheshin edhe bankete për t’u shplodhur e argëtuar për të ç’tendosur disi ditën e lodhshme.
Janë eventet si këto në vijim që krijojnë lidhje midis historisë së hershme dhe asaj bashkëkohore duke lidhur tregimet e më të vjetërve me përjetimet e të rinjve sot në këto evente të ndryshme si spektakle, ekskursione, videoklipe pse jo edhe për filma me metrazh të shkurtër apo të gjatë.
About the author