Ky postim permbledh pak a shume ata qe kane qene te pakten nje here ne kalane e Bashtoves…ne mes tyre ka edhe nga ata qe kane qene jo njehere, jo dy por edhe kane jetuar prane kesaj kalaje.
Ky postim ka per qellim te tregoje qe kalaja e Bashtoves po behet me te vertete nje vend turistik per shume drejtime.
Kalaja e Bashtoves eshte nje vend unik qe ju jep qetesine,kenaqesine dhe relaksin ne te njejten kohe.
Vizitojeni dhe do te deshironi ta riviziotoni.
Ne vijim ju vendosim dhe imazhet e gjetura ne internet te personave apo grupeve qe mund te mburren qe ata kane qene te pakten njehere ne kalane e Bashtoves…
Te shpresojme ti shtohet inati sa me shume personave apo grupe te tjera per ta vizituar kete vend kaq te radhe ne Shqiperineò tone te dashur…
Kalaja e Bashtovës është një monument i rallë kulture dhe tani në verë mund ta vizitoni për shumë arsye.
- Për pik-nik
- Për freskinë e natyrës
- për freskinë e detit që është fare pranë
- Për ta parë historinë nga një tjetër këndvështrim
- për ti treguar miqve e shokëve se kaluat një dite ndryshe
- etj etj
Pikërisht edhe grupi shoqëror në foto ka zgjedhur ti vërë së bashku të gjitha këto, duke vizituar si kalanë, ashtu edhe plazhin e Vilë-Bashtovës që ndodhet jo më larg se 1 km nga kalaja
E kemi thënë edhe në këtë artikull(kliko ketu per ta lexuar),që do te ishte mirë që kjo kështjellë historike të përdorej për artin, historinë dhe popullin për evente të ndryshme që do të gjallëronin jetën, jo vetëm rurale por edhe në shkallë vendi.
Pasi evente te ndryshme në këtë vepër arti do ta gjallëronin jo pak turizmin.
Ja pra në vijim keni artikullin te publikuar nga AgjensiaTelegrafikeShqiptare për një event kulturor që titullohet “piknik artistik te kalaja e Bashtovës” fillon këtë të shtunë dhe do të zhvillohet pikërisht në kalanë e Bashtovës.
“TIRANË,4 tetor /ATSH/ – Në kalanë veneciane, të vendosur në zonën e Rrogozhinës, do të mblidhen artistë të rrymave dhe me eksperienca të ndryshme muzikore për një performancë të përbashkët që do të jetë vërtet magjike.
”Piknik artistik të kalaja e Bashtovës” titullohet aktiviteti i cili organizohet nga Tulla – Culture Center me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkia e Rrogozhinës ku do marrin pjesë artistë si Petrit Çarkaxhiu,Dren Abazi,Mirgen Huba,Sokol Turdiu,Alban Nimani e shumë të tjerë për të sjell një atmosferë festive ku publiku nën shoqërinë e njëri -tjetrit do shijojë produktet e zonës në Kaping dhe çadra.
Qëllimi i aktivitetit është të promovojë këtë objekt pak të njohur të trashëgimisë tonë kulturore dhe hedhja e një hapi të parë për ta kthyer në një destinacion turistik nëpërmjet veprimtarive artistike dhe kulturore.
Pikniku fillon të shtunën me 6 Tetor dhe vazhdon deri të nesërmen në kalanë e Bashtovës./a.a/j.p/”
Dokumentar mbi Kavajen ne vitin 2013 ku ne brendesi shfaqet dhe flitet per kalane e Bashtoves.
Kalaja e Bashtoves ne nje dokumentar nga A1 report TV
Me mesuesin e historise Petro Spiro qe tregon mbi kalane e Bashtoves dhe fshatit Vile ku dhe kjo kala ndodhet. Dokumentar nga Agim Pipa
Videoklip nga kengetari i kengeve popullore, Aleks Micka i ambjentuar ne keshtjellen e Bashtoves.
Nje kala e cila i ka te gjitha çka duhet per tu bere arene e shfaqjeve kulturore dhe artistike qe zhvillohen ne vend.
Filmi Shqiptar – Nentori i dyte me pjese te xhiruar ne kalane e Bashtoves ne pozicionin 0:40:20 shfaqet skena e xhiruar ne kalane e Bashtoves, me aktore te zgjedhur nga fshati nga ku edhe ndodhet keshtjella.
shikoje direkt pjesen, kliko ketu
Janë të shumtë këngëtarët që po zgjedhin kalanë e Bashtovës
si skenë për videoklipet e tyre duke i lidhur këngët e tyre me traditat popullore dhe historike të Shqiperise. Kënga “Bio” e Poni-t e tregon disi këtë gjë duke filluar me një radio ku dëgjohej kënga popullore dhe duke xhiruar videoklipin në një kështjellë që nënkupton “të kaluarën” , “nostalgjinë” për kohën kur ishte krejt ndryshe, ndoshta më bukur, edhe pse thjeshtë. Ishte ajo thjeshtësi ndoshta që vlen më shumë se çdo gjë.