Tag Archive bashtove

Natyre dhe Qetesi per shtate pale qejfe – Nje çift francez ne pik-nik

Një çift francez kanë zgjedhur thjeshtë dhe bukur mënyrën se si ti kalojnë pushimet e tyre. Ata kanë një furgon dhe e përdorin si për të udhëtuar ashtu edhe për të fjetur ose për pik-nike të ndryshme në vende po ashtu të ndryshme.

pooper_the_van day64 bashtoveEksporimi i vendeve të ndryshme siç duket është moto e veprimit të tyre duke shijuar kënaqësine e udhëtimit, atë të zbulimit dhe kuriozitetit dhe pse jo të pushimeve plot aventure.

Përgjatë aventurës së tyre kanë vendosur të bëjnë një ndalesë edhe në Kalanë e Bashtovës, për të bërë një pik-nik të vogël dhe të shplodhen në qetesinë e natyrës dhe madhështinë e monumentit të rallë siç është pikërisht kështjella e Bashtovës.

pooper_the_van day64 bashtove

 

Nje realizim 3D i Kalase se Bashtoves, shume shpejt ndoshta dhe si loje per smartphone

Kur bëhen bashkë dituria, dëshira për të krijuar diçka domethënëse dhe vullneti për ta shpërndarë me të gjithë, atëherë del gjithmonë diçka e veçantë dhe tërheqëse.

Kalaja e Bashtovës për vetë pozicionin por gjithashtu edhe për formën që ka është e përshtatshme për një seri eventesh kulturore.

  • Për spektakle
  • Për shfaqje filmash
  • Për piknike
  • edhe për dasma pse jo.
  • per xhirim filmash natyrisht
  • per një maratonë popullore

Videoklipi në vijim na e shfaq kalanë e Bashtovës si një stadium futbolli…(ideja mund të jetë interesante nën disa aspekte por shkatërruese për vetë kalanë nëse do të behej realisht

Pra ndoshta një projekt si ai i një fushe futbolli në Kështjellën e Bashtovës nuk qëndron në këmbë për shumë arsye, por…

 

…ideja mund të ishte shume e bukur nëse projekti shfrytëzohej në mënyrë virtuale si një lojë(app) për smartphone, pasi përshtatet shumë bukur me formën dhe me idenë e grumbullimit të spektatorëve.

Si projekt në jetën reale do të ishte shkatërrues, pasi mund të sillte dëmtime për strukturën e vetë kalasë.

Deri diku projekti për pankinat, qëndron nëse do të krijohej diçka e përkohshme(dmth me rast eventesh krijohet skena e përshtatshme për eventin dhe çmontohet menjëherë pasi shfaqja mbaron.) dmth për evente të tjera, dhe jo për futboll.

Gjithsesi Projekti duket i mire realizuar si design i bëjmë komplimente krijuesit, dhe e inkuarajojmë ta krijojë si lojë për smartphone…për ta parë dhe ju projektin 3d, ndiqni video në vijim.

 

Nje tjeter version me “render 3d” eshte krijuar nga autori qe beri versionin me lart. Pikepamja ne krijimin e dyte i drejtohet me shume aspektit real qe ka kalaja e bashtoves, qe eshte ajo e perdorimit si arene vizitoresh qe bejne nje shetitje ne natyren e qete te kesaj keshtjelle madheshtore.

video ne vijim:

 

Irini Qirjako dhe Silva Gunbardhi me pamje nga Kalaja Bashtovës në klipin e këngës së tyre të re!

Një këngë tjetër i shtohet historisë bashkëkohore. Kalaja e Bashtovës si një monument kulture po vlerësohet nga vetë populli duke i pëlqyer gjithnjë e më shumë shfaqjet e monumenteve historike nga çdo kënd i Shqipërisë në këngët popullore.

Kjo ndërlidhje kulturore bën mirë të paktën në dy drejtime:

  1. Se përhapet kënga popullore dhe gëzimi popullor, gjithashtu dhe festimi merr pamje shembullore.

  2. Bashkë me këngën i tregohen publikut dhe monumentet e ndryshme Shqiptare që ngjallin kureshtje për vendndodhjen e tyre por edhe për madhështinë që mbartin në arkitekturën e radhë.

Edhe kënga e Irini Qirjako-s dhe Silva Gunbardhi-t jep një kontribut për tu vlerësur në njohjen e turizmit. Në këngën: “Irini Qirjako & Silva Gunbardhi – Kolazh dasme”  Shfaqet edhe kalaja e Bashtovës në një pamje videokipi dasmor. Duke treguar hijeshinë e këtij monumenti historik që njihet akoma shumë pak edhe në Shqipëri!

Urojmë që shumë klipe të tjera ti shtohen “historisë bashkëkohore” të kalasë së Bashtovës!

 

 

Fundjave ne Kavaje – dokumentar 2013 video

Dokumentar mbi Kavajen ne vitin 2013 ku ne brendesi shfaqet dhe flitet per kalane e Bashtoves.

The Castle of Bashtova – Unesco

Kalaja e Bashtovës është futur në listën e shqyrtimit për t’u pranuar në Unesco.
Kërkesa është bërë më 22 maj 2017 nga delegazioni Shqiptar për Unescon.

Koordinatat e kalasë së Bashtovës të dërguara në kërkesën e bërë janë: N41 02 48.09 E19 29 47.05
dhe numri i praktikës është:6259

Tani pritet shqyrtimi dhe marrja e vendimit.

Nëse doni ta konsultoni të plotë kërkesën në gjuhën angleze, klikoni këtu

Kalaja e Bashtovës – së shpejti qendër kulturore!

Një kala e cila i ka të gjitha çka duhet për tu bërë arenë e shfaqjeve kulturore dhe artistike që zhvillohen në vend. Trajta e saj katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra e bëjnë këtë monument kulture të përshtatshëm për shumë aktivitete kulturore, edhe të përmasave të mëdha. Duke përmendur eventin madhështor të miss Shqipëria në vitin 2012,  tregon se vendi dhe hijeshia për çdo shfaqje kulturore, nuk mungon.

Kalaja Bashtoves

Do të ishte vërtet bukur sikur këtu të organizohej “Maratona Popullore” , vënd ka, historia është vetë kalaja, dhe nuk luan nga vendi, mungojnë organizatorët e mirëfilltë për të bërë diçka me të vërtet kulturore.

Do të ishte bukur sikur të organizohej edhe një paradë filmash artistik Shqiptarë (historikë) ku mund të përfshihet edhe filmi “Nëntori i dytë me Ismail Qemalin, ku një pjesë e filmit është xhiruar pikërisht në këtë kala me aktorë të zgjedhur nga vendi ku kjo kala ndodhet.

Do të ishte bukur gjithashtu edhe festivali Folklorik të bëhej ndonjëherë këtu pasi kjo kala ndodhet në një zonë qëndrore të Shqipërisë ku do të ishte komode për shumë vizitorë dhe për tu përhapur më shumë kjo traditë e këngës dhe muzikës.

kalaja bashtoves

Urojmë që së shpejti kalaja e Bashtovës të hyjë në Unesco dhe të bëhet një qendër e mirfilltë kulturore ku të ketë një larmi spektaklesh dhe eventesh siç i ka hije një vepre historike, në mënyrë që të riprodhojë akoma të tjera vepra historike që të trashëgohen në breza.

Një gjë e tillë do të krijonte turizëm historik(me vendin dhe për vendin), turizëm bashkohor(me shfaqjet dhe aktivitetet) dhe ekonomi për të gjithë zonat  përqark dhe jo vetëm dukë vënë në funksion një mekanizëm social që do ti shërbente të gjithëve. E thënë më ndryshe punë-qef-para

Shqipëria ka shumë vende të bukura që meritojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Kalaja e Bashtovës është një prej tyre!

 

Si te arrini ne kalane e bashtoves

Kalaja e Bashtovës (Castle Bashtova) ngrihet pranë fshatit tëVile-Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve,per shkembime tregtare. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave.

Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII. Muret e saj kanë një lartësi prej 9 metrash,mendohet se kjo Keshtjelle ose Kala ka qene 2 kateshe,ku ne kat i saj eshte i fundosur nen sip.e tokes. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit.

E vecanta e kesaj Kalaje ose Keshtjelle eshte se kjo kjo Keshtjelle eshte e vetmja Keshtjelle ne Ballkan e ndertuar ne fushe. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot ruhen si një momument kulture nga shteti shqiptar.

Ne kete keshtjelle jane bere festa dhe MISS SHQIPERIA 2012.Sot ky monument vizitohet nga shume turiste vendas dhe te huaj.Keshtjella e Bashtoves(Castle Bashtova) eshte nje pasuri kulturore dhe me shume vlera.Ne kete monument kulturor jane gjentur ,sende ose gjera kulturore qe vertetojne nje histori te lashte jo vetem per Keshtjellen por dhe per fshatin e Vile-Bashtoves.Sendet e gjetura ne kete monument ruhen sot ne Muzeun Kombetar ne Tirane.

kalaja-e-vile-bashtoves-ristylephotography-sm-294x300Rreth e përqark kalasë lulëzon një pyll dafinash, që përveçse është i shpallur monument natyre, krijon edhe një mjedis shumë tërheqës për piknikë në natyrë. Nga muret e kalasë mund të vëzhgoni bregdetin si në pëllëmbë të dorës, që nga Gjiri i Durrësit e deri në Divjakë e Karavasta. Për të vizituar kete Keshtjelle ,duhet te kaloni fshatin Vile-Bashtove,ose ne pernendtim te fshatit.Kalaja e Bashtoves eshte nje mrekulli e vertet.

Tani, shumë turistë, kryesisht vendas nuk e dinë fare se ku ndodhet kjo kështjellë. Edhe kur dikush përpiqet ti tregojë se ndodhet në kavajë, nuk e besojnë dhe vazhdojnë ta ngatërrojnë me kalanë e Rozafës në Shkodër.

Disa ndoshta e dinë që ndodhet në Kavajë por nuk dinë se ku konkretisht, si të arrijnë atje dhe nëse arrihet lehtë apo jo.

keshtjella-kalaja-bashtoves-vile-boshtove-gose-kavaje-shqiperi-nga-spilleja-ecaty-com

Si të arrini në kalanë e Bashtovës nga Spilleja(nga plazhi)Kalaja e Bashtovës është afër grykëderdhjes së lumit Shkumbin pra që nënkupton edhe afër detit.

Duke vizituar kalanë e Bashtovës ju mund të dëfreheni edhe duke shkuar në plazh pasi bregu i detit është 1 km larg nga kalaja. Gjithashtu mund ta vizitoni kalanë edhe duke bërë një xhiro bregut të detit nga Spilleja për në jug dhe pasi të kaloni edhe plazhin e grethit jeni në plazhin e Vilës.Pra dy km plazh + 1 km rruge 3 km nga spilleja.

keshtjella-kalaja-bashtoves-vile-boshtove-gose-kavaje-shqiperi-ecaty-com

Si të arrini ne kalanë e Bashtovës nga çdo qytet i Shqiperise:

Për të mbërritur nga qytetet e ndryshme të vendit, ju duhet të arrini më parë në Gosë dhe pastaj të ktheni për nga perëndimi dhe të ndiqni rrugën kryesore të asfaltuar dhe nuk do të keni asnjë vështirësi ta gjeni pasi është fare e thjeshtë. Meqenëse një imazh është baraz me njëmijë fjalë, shikoni hartën në vijim që ju tregon si të arrini