Në kalanë e Bashtovës është duke u zhvilluar që nga data 30 gusht 2019 #BashtovaFestival me muzikë e arte bashkëkohore.
Marrin pjesë artistë të shumtë për të krijuar një atmosferë feste në natyrë.
Kanë qenë në dispozicion tenda për akomodim dhe për të shijuar dhe mos humbur as edhe një moment nga ky festival.
Shfaqje të tjera mirëpriten në Kalanë e Bashtovës për të shijuar natyrën e qetë, spektaklin dhe pse jo edhe detin fare pranë përderisa koha premton.
Ndërkohë që ju mbetet sot dita e fundit për të ndjekur drejtëpërdrejtë #BashtovaFestival.
Me ardhjen e stinës së verës, Kalanë mund ta vizitoni për më shumë arsye.
Përveç eksplorimit dhe vizitës në kala, keni edhe disa alternativa të tjera për të pasuruar vizitën tuaj ditore, pasi fare pranë kalasë(reth 1Km) ndodhet dhe bregdeti ku mund të freskoheni dhe relaksoheni edhe ndryshe.
Mund të zgjidhni edhe ndryshe; nëse jeni sportdashës dhe ju pëlqejnë ecjet e gjata në këmbë ose me bicikletë, në kalanë e Bashtovës mund të arrini edhe nga Spilleja, duke bërë bregun e detit në drejtim-jug dhe për 3-4 km jeni në plazhin e Vile-Bashtovës nga ku ju mbetet edhe 1km tjeter duke ikur ne drejtim-lindje per të mbërritur te kalaja.
Mund të arrini edhe nga Divjaka, duke kaluar me varkë deri në plazhin e Vilë-Bashtovës dhe pastaj të vazhdoni drejtim-lindje me bicikletë ose në këmbë për 1km dhe do të mbërrini në kalanë e Bashtovës
Nga imazhet në vijim duket qartë dëshira e madhe për të vizituar kalanë, pasi është në një vend me qetësi në mes të natyres.
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja Bashtoves
Kalaja e Bashtovës për vetë pozicionin por gjithashtu edhe për formën që ka është e përshtatshme për një seri eventesh kulturore.
|
Videoklipi në vijim na e shfaq kalanë e Bashtovës si një stadium futbolli…(ideja mund të jetë interesante nën disa aspekte por shkatërruese për vetë kalanë nëse do të behej realisht Pra ndoshta një projekt si ai i një fushe futbolli në Kështjellën e Bashtovës nuk qëndron në këmbë për shumë arsye, por… |
…ideja mund të ishte shume e bukur nëse projekti shfrytëzohej në mënyrë virtuale si një lojë(app) për smartphone, pasi përshtatet shumë bukur me formën dhe me idenë e grumbullimit të spektatorëve.
Si projekt në jetën reale do të ishte shkatërrues, pasi mund të sillte dëmtime për strukturën e vetë kalasë.
Deri diku projekti për pankinat, qëndron nëse do të krijohej diçka e përkohshme(dmth me rast eventesh krijohet skena e përshtatshme për eventin dhe çmontohet menjëherë pasi shfaqja mbaron.) dmth për evente të tjera, dhe jo për futboll.
Gjithsesi Projekti duket i mire realizuar si design i bëjmë komplimente krijuesit, dhe e inkuarajojmë ta krijojë si lojë për smartphone…për ta parë dhe ju projektin 3d, ndiqni video në vijim.
Nje tjeter version me “render 3d” eshte krijuar nga autori qe beri versionin me lart. Pikepamja ne krijimin e dyte i drejtohet me shume aspektit real qe ka kalaja e bashtoves, qe eshte ajo e perdorimit si arene vizitoresh qe bejne nje shetitje ne natyren e qete te kesaj keshtjelle madheshtore.
video ne vijim:
piknik artistik te kalaja e Bashtoves
AlbaniaTravelnTours-kalaja Bashtoves
EduardPagria – Kalaja Bashtoves
MerveKara-kalaja Bashtoves
OltaXhacka-Kalaja Bashtoves Bashtova castle
outingAlbaniaKalajaBashtoves
TemaliPhotography-Kalaja Bashtoves-Bashtova Castle
ValterZhara-KalajaBashtoves
Kalaja e Bashtovës është futur në listën e shqyrtimit për t’u pranuar në Unesco.
Kërkesa është bërë më 22 maj 2017 nga delegazioni Shqiptar për Unescon.
Koordinatat e kalasë së Bashtovës të dërguara në kërkesën e bërë janë: N41 02 48.09 E19 29 47.05
dhe numri i praktikës është:6259
Tani pritet shqyrtimi dhe marrja e vendimit.
Nëse doni ta konsultoni të plotë kërkesën në gjuhën angleze, klikoni këtu