Tag Archive fortress of bashtove

Kalaja e Bashtoves – Skanderbeg

Projekte artistike vijojnë në kalanë e Bashtovës…Ndonëse tani që po shkruhet si artikull jemi duke e prezantuar si projekt të realizuar.

Kalaja e Bashtovës ashtu si e kemi shkruar në artikuj të tjerë është duke u përdorur për të bashkuar historinë antike, pra atë çka tregojnë të moshuarit për kohët e shkuara, me historinë bashkëkohore, pra atë çka përpiqen të rinjtë të tregojnë nga e shkuara.

Në disa raste të rinjtë arrijnë të krijojnë projekte domethënëse që mund ti shërbejnë në të mirë, vetë gjeneratës së të rinjve por nëse bëhen me pak(nuk po themi shumë) koncept real e të pastër jete të përditshme dhe trasformohen në një krijim multimedial atëherë ai projekt i realizuar mund të ketë gjasa që të ndiqet si shembull edhe nga gjenerata pasuese e të rinjve.

Në vijim mund të shihni serialin SKANDERBEG që është ambjentuar për një pjesë të mirë në kalanë e Bashtovës.

Projekte të tjera të mirëfillta janë të mirëpritura dhe urojmë suksese kujt mundohet të krijojë diçka shembullore edhe pse ndoshta në shumë raste bën më bujë kush krijon projekte të shthurura…por buja e projekteve të arrira e ka bishtin prapa si dardha…kur jehojne triumfojnë!

ose klikoni ketu per ti pare serite ne youtube

#BashtovaFestival dita e fundit sot

Në kalanë e Bashtovës është duke u zhvilluar që nga data 30 gusht 2019 #BashtovaFestival me muzikë e arte bashkëkohore.

Marrin pjesë artistë të shumtë për të krijuar një atmosferë feste në natyrë.

Kanë qenë në dispozicion tenda për akomodim dhe për të shijuar dhe mos humbur as edhe një moment nga ky festival.

Shfaqje të tjera mirëpriten në Kalanë e Bashtovës për të shijuar natyrën e qetë, spektaklin dhe pse jo edhe detin fare pranë përderisa koha premton.
Ndërkohë që ju mbetet sot dita e fundit për të ndjekur drejtëpërdrejtë #BashtovaFestival.

Kalaja e Bashtoves – Edhe une isha atje

Ky postim permbledh pak a shume ata qe kane qene te pakten nje here ne kalane e Bashtoves…ne mes tyre ka edhe nga ata qe kane qene jo njehere, jo dy por edhe kane jetuar prane kesaj kalaje.

Ky postim ka per qellim te tregoje qe kalaja e Bashtoves po behet me te vertete nje vend turistik per shume drejtime.

  • Per historine (e pa zbuluar akoma por qe ngjall shume kureshtje
  • Per gjelberimin qe ju mbush mushkerite me ajer te paster
  • Per nje griljate me shoqerine
  • Per nje pik-nik me shoqerine
  • Per te kaluar nje dite te qete
  • Per te vizituar edhe plazhin fare prane kalase
  • Per tu ndjere qofte edhe njehere mbret apo mbretereshe
  • Per tu martuar brenda saj
  • Per te bere nje videoklip te bukur ne muret e saj antike
  • Per te xhiruar nje film
  • Per te xhiruar nje klip per nje kenge
  • Per te bere nje shfaqje teatrale
  • Per te shfaqur nje film
  • Per te bere nje koncert muzikor
  • Per te bere miss shqiperine
  • Per te bere shume e shume evente te tjera te mireqena per zonat perqark
  • Per te zhvilluar eksursione shkollore

Kalaja e Bashtoves eshte nje vend unik qe ju jep qetesine,kenaqesine dhe relaksin ne te njejten kohe.

Vizitojeni dhe do te deshironi ta riviziotoni.

Ne vijim ju vendosim dhe imazhet e gjetura ne internet te personave apo grupeve qe mund te mburren qe ata kane qene te pakten njehere ne kalane e Bashtoves…

Te shpresojme ti shtohet inati sa me shume personave apo grupe te tjera per ta vizituar kete vend kaq te radhe ne Shqiperineò tone te dashur…

Kalaja e Bashtoves – Ne natyre me shoqerine

Kalaja e Bashtovës është një monument i rallë kulture dhe tani në verë mund ta vizitoni për shumë arsye.

  • Për pik-nik
    • Për freskinë e natyrës
      • për freskinë e detit që është fare pranë
        • Për ta parë historinë nga një tjetër këndvështrim
          • për ti treguar miqve e shokëve se kaluat një dite ndryshe
            • etj etj

Pikërisht edhe grupi shoqëror në foto ka zgjedhur ti vërë së bashku të gjitha këto, duke vizituar si kalanë, ashtu edhe plazhin e Vilë-Bashtovës që ndodhet jo më larg se 1 km nga kalaja

shoqeria eda rama bregdet

Kalaja Bashtoves – Pamje nga lart dhe Plazhi i Vile-Bashtoves

Disa pamje nga lart me drone paraqiten në këtë video.

Tregohet madhështia dhe hijeshia e një monumenti me rëndësi historike por edhe bashkëkohore të kalasë së Bashtovës. Ndonëse historia e lashtë e saj e detajuar është akoma për t’u mësuar, mendohet se ka qenë përdorur për tregëtinë e drithërave me shtetet e tjera. Filmi “Nëntori i dytë” ka xhiruar një pjesë pikërisht te kjo kala, ku ndër pamjet me drone, përfshihet një skenë me pamje të ngjashme(por pa aktorë)

Pozicioni i kalasë së Bashtovës është shumë i favorshëm edhe për turistët si vendas dhe të huaj dhe kryesisht për eksploruesit, pasi përveç kalasë, keni afër edhe bregdetin.

Kjo pra e bën Kështjellën e Bashtovës një vend madhështor për një piknik pranveror/veror me të vërtetë mbresëlënës. Vizitoni këtë kala dhe do ti shtoni një kujtim të bukur jetës suaj!

 

Disa fotografi të kalasë nga autorë të ndryshëm

piknik artistik te kalaja e Bashtoves

piknik artistik te kalaja e Bashtoves

AlbaniaTravelnTours-kalaja Bashtoves

AlbaniaTravelnTours-kalaja Bashtoves

EduardPagria - Kalaja Bashtoves

EduardPagria – Kalaja Bashtoves

MerveKara-kalaja Bashtoves

MerveKara-kalaja Bashtoves

OltaXhacka-Kalaja Bashtoves Bashtova castle

OltaXhacka-Kalaja Bashtoves Bashtova castle

outingAlbaniaKalajaBashtoves

outingAlbaniaKalajaBashtoves

TemaliPhotography-Kalaja Bashtoves-Bashtova Castle

TemaliPhotography-Kalaja Bashtoves-Bashtova Castle

ValterZhara-KalajaBashtoves

ValterZhara-KalajaBashtoves

Njerezit – Petro Spiro Kalaja e Bashtoves – video dokumentar

Kalaja e Bashtoves ne nje dokumentar nga A1 report TV
Me mesuesin e historise Petro Spiro qe tregon mbi kalane e Bashtoves dhe fshatit Vile ku dhe kjo kala ndodhet. Dokumentar nga Agim Pipa