Tag Archive kavaja

Kalaja Bashtoves – Pamje nga lart dhe Plazhi i Vile-Bashtoves

Disa pamje nga lart me drone paraqiten në këtë video.

Tregohet madhështia dhe hijeshia e një monumenti me rëndësi historike por edhe bashkëkohore të kalasë së Bashtovës. Ndonëse historia e lashtë e saj e detajuar është akoma për t’u mësuar, mendohet se ka qenë përdorur për tregëtinë e drithërave me shtetet e tjera. Filmi “Nëntori i dytë” ka xhiruar një pjesë pikërisht te kjo kala, ku ndër pamjet me drone, përfshihet një skenë me pamje të ngjashme(por pa aktorë)

Pozicioni i kalasë së Bashtovës është shumë i favorshëm edhe për turistët si vendas dhe të huaj dhe kryesisht për eksploruesit, pasi përveç kalasë, keni afër edhe bregdetin.

Kjo pra e bën Kështjellën e Bashtovës një vend madhështor për një piknik pranveror/veror me të vërtetë mbresëlënës. Vizitoni këtë kala dhe do ti shtoni një kujtim të bukur jetës suaj!

 

Irini Qirjako dhe Silva Gunbardhi me pamje nga Kalaja Bashtovës në klipin e këngës së tyre të re!

Një këngë tjetër i shtohet historisë bashkëkohore. Kalaja e Bashtovës si një monument kulture po vlerësohet nga vetë populli duke i pëlqyer gjithnjë e më shumë shfaqjet e monumenteve historike nga çdo kënd i Shqipërisë në këngët popullore.

Kjo ndërlidhje kulturore bën mirë të paktën në dy drejtime:

  1. Se përhapet kënga popullore dhe gëzimi popullor, gjithashtu dhe festimi merr pamje shembullore.

  2. Bashkë me këngën i tregohen publikut dhe monumentet e ndryshme Shqiptare që ngjallin kureshtje për vendndodhjen e tyre por edhe për madhështinë që mbartin në arkitekturën e radhë.

Edhe kënga e Irini Qirjako-s dhe Silva Gunbardhi-t jep një kontribut për tu vlerësur në njohjen e turizmit. Në këngën: “Irini Qirjako & Silva Gunbardhi – Kolazh dasme”  Shfaqet edhe kalaja e Bashtovës në një pamje videokipi dasmor. Duke treguar hijeshinë e këtij monumenti historik që njihet akoma shumë pak edhe në Shqipëri!

Urojmë që shumë klipe të tjera ti shtohen “historisë bashkëkohore” të kalasë së Bashtovës!