Janë këto evente që krijojnë turizëm por edhe që zbulojnë dëfrimin duke eksploruar vendin tonë.
Me këto raste spikat dhe hijeshia e monumenteve siç është në këtë rast Kalaja e Bashtovës e çila, për trajtën që ka, pozicionin ku ndodhet dhe mënyra se si është ruajtur e pa dëmtuar apo modifikuar, e bëjnë atë të jetë një monument i denjë për të qenë pjesë e unesco-s ku dhe është bërë aplikimi dhe priten zhvillime dhe vlerësime.
Pas një pune të lodhshme ishte e udhës që të organizoheshin edhe bankete për t’u shplodhur e argëtuar për të ç’tendosur disi ditën e lodhshme.
Janë eventet si këto në vijim që krijojnë lidhje midis historisë së hershme dhe asaj bashkëkohore duke lidhur tregimet e më të vjetërve me përjetimet e të rinjve sot në këto evente të ndryshme si spektakle, ekskursione, videoklipe pse jo edhe për filma me metrazh të shkurtër apo të gjatë.
#ZbuloBashtovën
#ODA
#turizëmdhekulturë
#festnëBashtovë
#Kavajë
#KalajaBashtoves
#BashtovaCastle
#Fortressofbashtove
On Jul 20, the ODA association, in cooperation with the Tirana Regional Council and residents of the Kavaja area, (focusing on the Albanian cultural heritage) organizes the event:
#ZBULOBASHTOVËN
Starting from the unique features of this fortress and turning it into a permanent tourist destination, we will organize a party with broader participation, animation, music, guided tour, picnic etc. which will be reflected online in media with a view to its perennial return.
Kalaja e Bashtovës është një monument i rallë kulture dhe tani në verë mund ta vizitoni për shumë arsye.
- Për pik-nik
- Për freskinë e natyrës
- për freskinë e detit që është fare pranë
- Për ta parë historinë nga një tjetër këndvështrim
- për ti treguar miqve e shokëve se kaluat një dite ndryshe
- etj etj
Pikërisht edhe grupi shoqëror në foto ka zgjedhur ti vërë së bashku të gjitha këto, duke vizituar si kalanë, ashtu edhe plazhin e Vilë-Bashtovës që ndodhet jo më larg se 1 km nga kalaja
Bio- Nënkupton historinë…dikur shumë gjëra ishin bio. Lidhja midis njerëzve, miqësia, shoqëria, natyra, përrallat,jeta, puna etj etj.
Lidhja mes njerëzve: dikur lidhja që kishin njerëzit mes tyre ishte BIO kishin besim te miqësia, shoqëria etj…do të thote dikush që edhe dikur ka pasur shumë gjëra jo BIO, dhe ndoshta pjesërisht kanë të drejtë…por dikur ndoshta ishte 90% bio dhe 10% jo bio, kurse në kohën e sotme është komplet e kundërta.
Miqësia ishte me bio dikur, ndoshta edhe per faktin se ishin më afër midis tyre…emigrimi shkatërroi shumë gjëra duke i përshtatur njerëzit me vendin ku ato jetonin duke i modifikuar nga vlerat origjinale që kishin.
Shoqëria dikur ekzistonte, sot për sot duket më shumë si një gënjeshtër madhështore që nuk di a ti besosh apo të bësh sikur i beson.
natyra dikur ofronte shumë gjëra BIO por tani e kanë modifikuar të tërën, aq sa edhe kur shikon diçka me të vertete bio, nuk të vjen të bindesh por të mbetet gjithnjë dyshimi se për shumë motive natyra bio(e pa modifikuar) nuk ekziston më.
Përrallat dikur ti tregonin gjyshërit të krijuara në moment ose edhe kur të tregonin ato përralla që i dinin të gjithë, ishin gjithnjë njëlloj, kurse sot perralla e kësulëkuqes që sheh në televizor nuk thonë më se e vranë ujkun se(animalistët nuk e lejojnë), por këta të fundit harrojnë se ujku hëngri gjyshen dhe e ka hak që ta vrasi gjahtari dhe të shpëtojë situatën….
Jetojmë në një botë ku e drejta tregohet si e shtrembër dhe të shtrembërën përpiqen ta drejtojnë por edhe pse mbetet gjithnjë e shtrembër të mbushin mendjen se ajo është e drejta…sepse e drejta nuk ekziston më dhe asnjë më nuk e din se si është kjo e fundit….
Kjo këngë e Ponit me videoklipin e bërë në një vend historik më ngjalli shumë kujtime të çmueshme sipas deshirës por mbi te gjitha muzika Bio do të mbetet më e bukura edhe pse na pelqen ajo bashkëkohore!
Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Disa pamje nga lart me drone paraqiten në këtë video.
Tregohet madhështia dhe hijeshia e një monumenti me rëndësi historike por edhe bashkëkohore të kalasë së Bashtovës. Ndonëse historia e lashtë e saj e detajuar është akoma për t’u mësuar, mendohet se ka qenë përdorur për tregëtinë e drithërave me shtetet e tjera. Filmi “Nëntori i dytë” ka xhiruar një pjesë pikërisht te kjo kala, ku ndër pamjet me drone, përfshihet një skenë me pamje të ngjashme(por pa aktorë)
Pozicioni i kalasë së Bashtovës është shumë i favorshëm edhe për turistët si vendas dhe të huaj dhe kryesisht për eksploruesit, pasi përveç kalasë, keni afër edhe bregdetin.
Kjo pra e bën Kështjellën e Bashtovës një vend madhështor për një piknik pranveror/veror me të vërtetë mbresëlënës. Vizitoni këtë kala dhe do ti shtoni një kujtim të bukur jetës suaj!
Kalaja e Bashtovës është një monument kulture që akoma nuk njihet mirë as në Shqipëri. Ndoshta nuk ka arritur akoma të tërheqë vëmendjen sa duhet.
Kalaja perveç hijeshisë së saj si një ndërtim i lashtë, ka të bukur edhe pozicionin ku ndodhet.
Gjendet midis Divjakës dhe Spillesë as më shumë se një kilometër nga bregdeti. Ndodhet në një fushë dhe brenda saj ka hapësirë për piknike dhe shfaqje të ndryshme që mund të zhvillohen.
Mbi të gjitha Kalaja e Bashtovës shfaqet edhe në filmin artistik Shqiptar “Nëntori i dytë“. Pikërisht pak ditë na ndajnë nga dita e pavarësisë. I veçantë është fakti se filmi në fjalë tregon pikërisht kalimin e Ismail Qemalit nga kjo kala për të shkuar më pas në Vlorë.
Do të ishte bukur sikur këto monumente historike të kishin vëmendjen e duhur dhe të trajtoheshin me po aq respekt për të krijuar diçka duke u bazuar tek historia por njëkohësisht për njohjen e turizmit në këto monumente.
Natyra tërheq jo pak turistë anembanë botës, pse të mos i krijojmë dhe këtij monumenti kaq madhështorm, një naturë relaksuese përreth?!!
Një hap i mirë do ishte të mbilleshin pemë në rrugët që të shpien te kalaja. Imazhi në vijim është një shembull për hapin e duhur në vlerësimin e drejtë të Kalasë së Bashtovës.
kalaja bashtoves nentori i dyte rruga
Duke e lidhur këtë rrugë të realizueshme me filmin e lartpërmendur do të ishte me vënd që rruga me pemë që do të realizohej, të quhej pikërisht rruga “Nëntori i dytë” për ta lidhur me historinë dhe për të bërë të mundur që kështjella të njihet në mbarë vendin por edhe kudo në botë, pasi janë të shumtë dhe turistët e huaj që kërkojnë më shumë informacione dhe ata që e kanë vizituar shprehen se do të donin që të kishin mundësinë të shihnin ndonjë shfaqje, spektakël në këtë kështjellë.
piknik artistik te kalaja e Bashtoves
AlbaniaTravelnTours-kalaja Bashtoves
EduardPagria – Kalaja Bashtoves
MerveKara-kalaja Bashtoves
OltaXhacka-Kalaja Bashtoves Bashtova castle
outingAlbaniaKalajaBashtoves
TemaliPhotography-Kalaja Bashtoves-Bashtova Castle
ValterZhara-KalajaBashtoves
E kemi thënë edhe në këtë artikull(kliko ketu per ta lexuar),që do te ishte mirë që kjo kështjellë historike të përdorej për artin, historinë dhe popullin për evente të ndryshme që do të gjallëronin jetën, jo vetëm rurale por edhe në shkallë vendi.
Pasi evente te ndryshme në këtë vepër arti do ta gjallëronin jo pak turizmin.
Ja pra në vijim keni artikullin te publikuar nga AgjensiaTelegrafikeShqiptare për një event kulturor që titullohet “piknik artistik te kalaja e Bashtovës” fillon këtë të shtunë dhe do të zhvillohet pikërisht në kalanë e Bashtovës.
“TIRANË,4 tetor /ATSH/ – Në kalanë veneciane, të vendosur në zonën e Rrogozhinës, do të mblidhen artistë të rrymave dhe me eksperienca të ndryshme muzikore për një performancë të përbashkët që do të jetë vërtet magjike.
”Piknik artistik të kalaja e Bashtovës” titullohet aktiviteti i cili organizohet nga Tulla – Culture Center me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkia e Rrogozhinës ku do marrin pjesë artistë si Petrit Çarkaxhiu,Dren Abazi,Mirgen Huba,Sokol Turdiu,Alban Nimani e shumë të tjerë për të sjell një atmosferë festive ku publiku nën shoqërinë e njëri -tjetrit do shijojë produktet e zonës në Kaping dhe çadra.
Qëllimi i aktivitetit është të promovojë këtë objekt pak të njohur të trashëgimisë tonë kulturore dhe hedhja e një hapi të parë për ta kthyer në një destinacion turistik nëpërmjet veprimtarive artistike dhe kulturore.
Pikniku fillon të shtunën me 6 Tetor dhe vazhdon deri të nesërmen në kalanë e Bashtovës./a.a/j.p/”
Dokumentar mbi Kavajen ne vitin 2013 ku ne brendesi shfaqet dhe flitet per kalane e Bashtoves.