Tag Archive kenge popullore

Irini Qirjako dhe Silva Gunbardhi me pamje nga Kalaja Bashtovës në klipin e këngës së tyre të re!

Një këngë tjetër i shtohet historisë bashkëkohore. Kalaja e Bashtovës si një monument kulture po vlerësohet nga vetë populli duke i pëlqyer gjithnjë e më shumë shfaqjet e monumenteve historike nga çdo kënd i Shqipërisë në këngët popullore.

Kjo ndërlidhje kulturore bën mirë të paktën në dy drejtime:

  1. Se përhapet kënga popullore dhe gëzimi popullor, gjithashtu dhe festimi merr pamje shembullore.

  2. Bashkë me këngën i tregohen publikut dhe monumentet e ndryshme Shqiptare që ngjallin kureshtje për vendndodhjen e tyre por edhe për madhështinë që mbartin në arkitekturën e radhë.

Edhe kënga e Irini Qirjako-s dhe Silva Gunbardhi-t jep një kontribut për tu vlerësur në njohjen e turizmit. Në këngën: “Irini Qirjako & Silva Gunbardhi – Kolazh dasme”  Shfaqet edhe kalaja e Bashtovës në një pamje videokipi dasmor. Duke treguar hijeshinë e këtij monumenti historik që njihet akoma shumë pak edhe në Shqipëri!

Urojmë që shumë klipe të tjera ti shtohen “historisë bashkëkohore” të kalasë së Bashtovës!

 

 

Aleks Micka – Ai syri yt behare videoklip ne kalane e Bashtoves

Videoklip nga kengetari i kengeve popullore, Aleks Micka i ambjentuar ne keshtjellen e Bashtoves.

Nje kala e cila i ka te gjitha çka duhet per tu bere arene e shfaqjeve kulturore dhe artistike qe zhvillohen ne vend.

Poni – Bio Videoklip i ambjentuar ne kalane e Bashtoves

Janë të shumtë këngëtarët që po zgjedhin kalanë e Bashtovës
si skenë për videoklipet e tyre duke i lidhur këngët e tyre me traditat popullore dhe historike të Shqiperise. Kënga “Bio” e Poni-t e tregon disi këtë gjë duke filluar me një radio ku dëgjohej kënga popullore dhe duke xhiruar videoklipin në një kështjellë që nënkupton “të kaluarën” , “nostalgjinë” për kohën kur ishte krejt ndryshe, ndoshta më bukur, edhe pse thjeshtë. Ishte ajo thjeshtësi ndoshta që vlen më shumë se çdo gjë.