Tag Archive monumente shqiptare

ALBANIA IN MOTO-Bellezze uniche e sconosciute sulla strada tra Argirocastro e Durazzo

ALBANIA IN MOTO
Bellezze uniche e sconosciute sulla strada tra Argirocastro e Durazzo
Shqipëria me motor – Bukuri të veçanta dhe të panjohura më parë në rrugën ndërmjet Gjirokastrës dhe Durrësit

Kështu e titullojnë turistët me motor artikullin që tregon mbi aventurën e tyre në Shqipëri.

Le montagne hanno da tempo lasciato il passo alla pianura mentre il mare, nascosto alla nostra vista, si stende poco lontano sulla costa. Gli ultimi chilometri prima di raggiungere Durazzo ma abbiamo ancora una curiosità da soddisfare. All’altezza di Gose, piccolo paese a una cinquantina di km da Durazzo che si stende lungo la strada, si svolta verso il mare. Detto così sembra facile e in effetti basta seguire le indicazioni gps o seguire google maps per raggiungere in breve questo splendido esempio di roccaforte veneziana abbandonato nel nulla della pianura albanese.

Malet i lamë pas, ndërsa deti që i fshihet shikimit tonë, është atje tej, pak larg nga këtu ku jemi. Kilometrat e fundit para se të mbërrijmë në Durrës, por na ka mbetur akoma një kuriozitet për të shuar. Pikërisht në Gosë, një vend i vogël rreth 50 km nga Durrësi dhe që ndodhet përgjatë rruges, bëjmë daljen tonë dhe drejtohemi nga deti, drejt perëndimit.Duke e thënë kështu duket e shpjeguar thjeshtë, por në fakt <<është>> thjeshtë! Mjafton të ndjekim rrugën vetëm drejtë, ose drejtimin me gps ose edhe google maps për të mbërritur në pak kohë këtë kështjellë të braktisur në mes të fushës së gjelbër shqiptare.

fortezza-di-bashtove-1

fortezza-di-bashtove

Përfundojnë shkrimin e tyre duke thënë JO LAMTUMIRE POR MIRE U PAFSHIM

Non addio ma arrivederci alla terra delle aquile

Për të lexuar artikullin e plotë në italisht klikoni këtu

Nje realizim 3D i Kalase se Bashtoves, shume shpejt ndoshta dhe si loje per smartphone

Kur bëhen bashkë dituria, dëshira për të krijuar diçka domethënëse dhe vullneti për ta shpërndarë me të gjithë, atëherë del gjithmonë diçka e veçantë dhe tërheqëse.

Kalaja e Bashtovës për vetë pozicionin por gjithashtu edhe për formën që ka është e përshtatshme për një seri eventesh kulturore.

  • Për spektakle
  • Për shfaqje filmash
  • Për piknike
  • edhe për dasma pse jo.
  • per xhirim filmash natyrisht
  • per një maratonë popullore

Videoklipi në vijim na e shfaq kalanë e Bashtovës si një stadium futbolli…(ideja mund të jetë interesante nën disa aspekte por shkatërruese për vetë kalanë nëse do të behej realisht

Pra ndoshta një projekt si ai i një fushe futbolli në Kështjellën e Bashtovës nuk qëndron në këmbë për shumë arsye, por…

…ideja mund të ishte shume e bukur nëse projekti shfrytëzohej në mënyrë virtuale si një lojë(app) për smartphone, pasi përshtatet shumë bukur me formën dhe me idenë e grumbullimit të spektatorëve.

Si projekt në jetën reale do të ishte shkatërrues, pasi mund të sillte dëmtime për strukturën e vetë kalasë.

Deri diku projekti për pankinat, qëndron nëse do të krijohej diçka e përkohshme(dmth me rast eventesh krijohet skena e përshtatshme për eventin dhe çmontohet menjëherë pasi shfaqja mbaron.) dmth për evente të tjera, dhe jo për futboll.

Gjithsesi Projekti duket i mire realizuar si design i bëjmë komplimente krijuesit, dhe e inkuarajojmë ta krijojë si lojë për smartphone…për ta parë dhe ju projektin 3d, ndiqni video në vijim.

Nje tjeter version me “render 3d” eshte krijuar nga autori qe beri versionin me lart. Pikepamja ne krijimin e dyte i drejtohet me shume aspektit real qe ka kalaja e bashtoves, qe eshte ajo e perdorimit si arene vizitoresh qe bejne nje shetitje ne natyren e qete te kesaj keshtjelle madheshtore.

video ne vijim:

Histori Shqiptare – Kalaja e Bashtoves dhe jeta perreth saj

Turizmi rural dalengadalë po arrihet dhe po vjen koha që historia të bëhet e tashme. Kjo gjë po ndodh me kalanë e Bashtovës, pasi po bëhet objekt i së tashmes pra po përfshihet në jetën bashkëkohore të zonës përqark dhe po i krijohet ajo njohje që i ka munguar deri tanimë.

Struktura përreth fshatit të Vilë-Bashtovës tashmë ofrojnë pritshmëri me standarte bashkëkohore dhe në të njëjtën kohë tradizionale. Struktura që mund të mirëpresin të rinjtë, të vjetrit por mbi të gjitha familjet, po realizohen pak e nga pak dhe kjo është një e mirë që i shtohet zonës dhe turizmit në përgjithësi.

Duke parë videoklipin e realizuar nga tv klan mbi resortin, vë re diçka që uroj të zgjasë ose të perjetojë natyrshëm edhe me zonën përqark.

Uroj pra të mbijetojë thjeshtësia dhe gjithashtu drejtimi që shfaqet në këtë klip dhe është ai i një strukture të menduar për të pritur kryesisht familje por edhe të rinj e të moshuar , pra një resorti për të kaluar kohën e lirë në një mënyrë të shëndetshme dhe të këndshme.

për të parë edhe ju videon e realizuar nga tv klan mbi resortin pepe’ d’oro klikoni ketu

Poni-Bio nje kenge qe i jep hijeshine e duhur kalase se Bashtoves

Bio- Nënkupton historinë…dikur shumë gjëra ishin bio. Lidhja midis njerëzve, miqësia, shoqëria, natyra, përrallat,jeta, puna etj etj.

  • Lidhja mes njerëzve: dikur lidhja që kishin njerëzit mes tyre ishte BIO kishin besim te miqësia, shoqëria etj…do të thote dikush që edhe dikur ka pasur shumë gjëra jo BIO,  dhe ndoshta pjesërisht kanë të drejtë…por dikur ndoshta ishte 90% bio dhe 10% jo bio, kurse në kohën e sotme është komplet e kundërta.

  • Miqësia ishte me bio dikur, ndoshta edhe per faktin se ishin më afër midis tyre…emigrimi shkatërroi shumë gjëra duke i përshtatur njerëzit me vendin ku ato jetonin duke i modifikuar nga vlerat origjinale që kishin.

  • Shoqëria dikur ekzistonte, sot për sot duket më shumë si një gënjeshtër madhështore që nuk di a ti besosh apo të bësh sikur i beson.

  • natyra dikur ofronte shumë gjëra BIO por tani e kanë modifikuar të tërën, aq sa edhe kur shikon diçka me të vertete bio, nuk të vjen të bindesh por të mbetet gjithnjë dyshimi se për shumë motive natyra bio(e pa modifikuar) nuk ekziston më.

  • Përrallat dikur ti tregonin gjyshërit të krijuara në moment ose edhe kur të tregonin ato përralla që i dinin të gjithë, ishin gjithnjë njëlloj, kurse sot perralla e kësulëkuqes që sheh në televizor nuk thonë më se e vranë ujkun se(animalistët nuk e lejojnë), por këta të fundit harrojnë se ujku hëngri gjyshen dhe e ka hak që ta vrasi gjahtari dhe të shpëtojë situatën….

  • Jetojmë në një botë ku e drejta tregohet si e shtrembër dhe të shtrembërën përpiqen ta drejtojnë por edhe pse mbetet gjithnjë e shtrembër të mbushin mendjen se ajo është e drejta…sepse e drejta nuk ekziston më dhe asnjë më nuk e din se si është kjo e fundit….

Kjo këngë e Ponit me videoklipin e bërë në një vend historik më ngjalli shumë kujtime të çmueshme sipas deshirës  por mbi te gjitha muzika Bio do të mbetet më e bukura edhe pse na pelqen ajo bashkëkohore!

Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty

Kalaja Bashtoves – Pamje nga lart dhe Plazhi i Vile-Bashtoves

Disa pamje nga lart me drone paraqiten në këtë video.

Tregohet madhështia dhe hijeshia e një monumenti me rëndësi historike por edhe bashkëkohore të kalasë së Bashtovës. Ndonëse historia e lashtë e saj e detajuar është akoma për t’u mësuar, mendohet se ka qenë përdorur për tregëtinë e drithërave me shtetet e tjera. Filmi “Nëntori i dytë” ka xhiruar një pjesë pikërisht te kjo kala, ku ndër pamjet me drone, përfshihet një skenë me pamje të ngjashme(por pa aktorë)

Pozicioni i kalasë së Bashtovës është shumë i favorshëm edhe për turistët si vendas dhe të huaj dhe kryesisht për eksploruesit, pasi përveç kalasë, keni afër edhe bregdetin.

Kjo pra e bën Kështjellën e Bashtovës një vend madhështor për një piknik pranveror/veror me të vërtetë mbresëlënës. Vizitoni këtë kala dhe do ti shtoni një kujtim të bukur jetës suaj!

Nëntori i dytë- Kalaja e Bashtovës!

Kalaja e Bashtovës është një monument kulture që akoma nuk njihet mirë as në Shqipëri. Ndoshta nuk ka arritur akoma të tërheqë vëmendjen sa duhet.

Kalaja perveç hijeshisë së saj si një ndërtim i lashtë, ka të bukur edhe pozicionin ku ndodhet.

Gjendet midis Divjakës dhe Spillesë as më shumë se një kilometër nga bregdeti. Ndodhet në një fushë dhe brenda saj ka hapësirë për piknike dhe shfaqje të ndryshme që mund të zhvillohen.

Mbi të gjitha Kalaja e Bashtovës shfaqet edhe në filmin artistik Shqiptar “Nëntori i dytë. Pikërisht pak ditë na ndajnë nga dita e pavarësisë. I veçantë është fakti se filmi në fjalë tregon pikërisht kalimin e Ismail Qemalit nga kjo kala për të shkuar më pas në Vlorë.

Do të ishte bukur sikur këto monumente historike të kishin vëmendjen e duhur dhe të trajtoheshin me po aq respekt për të krijuar diçka duke u bazuar tek historia por njëkohësisht për njohjen e turizmit në këto monumente.

Natyra tërheq jo pak turistë anembanë botës, pse të mos i krijojmë dhe këtij monumenti kaq madhështorm, një naturë relaksuese përreth?!!

Një hap i mirë do ishte të mbilleshin pemë në rrugët që të shpien te kalaja. Imazhi në vijim është një shembull për hapin e duhur në vlerësimin e drejtë të Kalasë së Bashtovës. 

kalaja bashtoves nentori i dyte rruga

kalaja bashtoves nentori i dyte rruga

Duke e lidhur këtë rrugë të realizueshme me filmin e lartpërmendur do të ishte me vënd që rruga me pemë që do të realizohej, të quhej pikërisht rruga “Nëntori i dytë” për ta lidhur me historinë dhe për të bërë të mundur që kështjella të njihet në mbarë vendin por edhe kudo në botë, pasi janë të shumtë dhe turistët e huaj që kërkojnë më shumë informacione dhe ata që e kanë vizituar shprehen se do të donin që të kishin mundësinë të shihnin ndonjë shfaqje, spektakël në këtë kështjellë.

Duke u bazuar edhe tek titulli, do të ishte mirë, pse jo sikur të shfaqej pikërisht edhe në Kalanë e Bashtovës filmi “Nëntori i dytë” me rastin e ditës së pavarësisë!