Tag Archive rrogozhina

Kalaja e Bashtoves evente te ndryshme po ndodhin…

share albania -ballone ne kalane e Bashtoves

ballone ne kalane e Bashtoves – Evente turistike po ndodhin duke pasur si kryeqender Keshtjellen e Bashtoves duke krijuar kuriozitet me historine dhe ne te njejten kohe duke eksploruar monumentin dh zonen perqark qe mbart me vete bregdetin freskues dhe natyren shplodhese.

Kalaja bashtoves filma te rinj adi brika L brika

Kalaja bashtoves filma te rinj adi brika L brika – Duket se filma te rinj po krijohen duke pasur si ambjent pikerisht Keshtjellen e Bashtoves. Duke i hedhur nje sy imazhit me lart, veme re nje skene rurale qe na con ne histori, dikur qe perdoreshin gjera primitive per te zgjidhur nevojat e ndryshme te jeteses se asaj kohe. Duke qene pikerisht ajo kohe qe na ka bere edhe ne brez pas brezi te jemi keta qe jemi, me traditat e trasheguara, tregimet, historite, veshtiresite e kaluara etj etj. Urojme qe filma te rinj te mirfillte te prodhohen duke pasur si ambjentim dhe skene pikerisht kalane e Bashtoves. Pasi eshte nje resurse me te vertete e veçante dhe mund te tregoje shume histori imagjinare apo te verteta me skenime te ndryshme te pershtatura.

ekskursioniste ne kalane e Bashtoves

ekskursioniste ne kalane e Bashtoves – Diçka qe ndihmon me te vertete sa u tha me lart, jane pikerisht ekskursionet pasi japin mundesine te kalohet bukur e tashmja dhe krijojne skenime imagjinare apo te verteta per te ardhmen.

Vetem dikush qe e viziton kalane e Bashtoves, ka pikerisht interesimin per te bere diçka te bukur ne te. Ndoshta edhe thjesht nje eksursion shplodhes ne natyre, apo nje mesim pune per pikture(kush e pikturon me bukur), sigurisht qe dikush qe e ka pare, ka nje ide si ta pikturoje, sigurisht qe dikush qe e ka pare ka idene se mund te organizojne nje tjeter piknik me shoqerine etj etj…

Evente te tilla pra jane te nevojshme dhe te domosdoshme per te krijuar turizmin ne Shqiperi, Evente te tilla krijojne levizje, levizja krijon defrim dhe gjithashtu edhe pune per zonen ku ka levizje.

Mos harroni pra edhe kete vere zgjidhni kalane e Bashtoves per te eksploruar natyren por gjithashtu edhe nje kilometer me poshte mund te freskoheni ne det.

nga cepi i brendshem i kalase se bashtoves

nga cepi i brendshem i kalase se bashtoves

Histori Shqiptare – Kalaja e Bashtoves dhe jeta perreth saj

Turizmi rural dalengadalë po arrihet dhe po vjen koha që historia të bëhet e tashme. Kjo gjë po ndodh me kalanë e Bashtovës, pasi po bëhet objekt i së tashmes pra po përfshihet në jetën bashkëkohore të zonës përqark dhe po i krijohet ajo njohje që i ka munguar deri tanimë.

Struktura përreth fshatit të Vilë-Bashtovës tashmë ofrojnë pritshmëri me standarte bashkëkohore dhe në të njëjtën kohë tradizionale. Struktura që mund të mirëpresin të rinjtë, të vjetrit por mbi të gjitha familjet, po realizohen pak e nga pak dhe kjo është një e mirë që i shtohet zonës dhe turizmit në përgjithësi.

Duke parë videoklipin e realizuar nga tv klan mbi resortin, vë re diçka që uroj të zgjasë ose të perjetojë natyrshëm edhe me zonën përqark.

Uroj pra të mbijetojë thjeshtësia dhe gjithashtu drejtimi që shfaqet në këtë klip dhe është ai i një strukture të menduar për të pritur kryesisht familje por edhe të rinj e të moshuar , pra një resorti për të kaluar kohën e lirë në një mënyrë të shëndetshme dhe të këndshme.

për të parë edhe ju videon e realizuar nga tv klan mbi resortin pepe’ d’oro klikoni ketu

Kalaja Bashtoves – Pamje nga lart dhe Plazhi i Vile-Bashtoves

Disa pamje nga lart me drone paraqiten në këtë video.

Tregohet madhështia dhe hijeshia e një monumenti me rëndësi historike por edhe bashkëkohore të kalasë së Bashtovës. Ndonëse historia e lashtë e saj e detajuar është akoma për t’u mësuar, mendohet se ka qenë përdorur për tregëtinë e drithërave me shtetet e tjera. Filmi “Nëntori i dytë” ka xhiruar një pjesë pikërisht te kjo kala, ku ndër pamjet me drone, përfshihet një skenë me pamje të ngjashme(por pa aktorë)

Pozicioni i kalasë së Bashtovës është shumë i favorshëm edhe për turistët si vendas dhe të huaj dhe kryesisht për eksploruesit, pasi përveç kalasë, keni afër edhe bregdetin.

Kjo pra e bën Kështjellën e Bashtovës një vend madhështor për një piknik pranveror/veror me të vërtetë mbresëlënës. Vizitoni këtë kala dhe do ti shtoni një kujtim të bukur jetës suaj!

 

Irini Qirjako dhe Silva Gunbardhi me pamje nga Kalaja Bashtovës në klipin e këngës së tyre të re!

Një këngë tjetër i shtohet historisë bashkëkohore. Kalaja e Bashtovës si një monument kulture po vlerësohet nga vetë populli duke i pëlqyer gjithnjë e më shumë shfaqjet e monumenteve historike nga çdo kënd i Shqipërisë në këngët popullore.

Kjo ndërlidhje kulturore bën mirë të paktën në dy drejtime:

  1. Se përhapet kënga popullore dhe gëzimi popullor, gjithashtu dhe festimi merr pamje shembullore.

  2. Bashkë me këngën i tregohen publikut dhe monumentet e ndryshme Shqiptare që ngjallin kureshtje për vendndodhjen e tyre por edhe për madhështinë që mbartin në arkitekturën e radhë.

Edhe kënga e Irini Qirjako-s dhe Silva Gunbardhi-t jep një kontribut për tu vlerësur në njohjen e turizmit. Në këngën: “Irini Qirjako & Silva Gunbardhi – Kolazh dasme”  Shfaqet edhe kalaja e Bashtovës në një pamje videokipi dasmor. Duke treguar hijeshinë e këtij monumenti historik që njihet akoma shumë pak edhe në Shqipëri!

Urojmë që shumë klipe të tjera ti shtohen “historisë bashkëkohore” të kalasë së Bashtovës!