Kalaja e Bashtovës është një monument i rallë kulture dhe tani në verë mund ta vizitoni për shumë arsye.
- Për pik-nik
- Për freskinë e natyrës
- për freskinë e detit që është fare pranë
- Për ta parë historinë nga një tjetër këndvështrim
- për ti treguar miqve e shokëve se kaluat një dite ndryshe
- etj etj
Pikërisht edhe grupi shoqëror në foto ka zgjedhur ti vërë së bashku të gjitha këto, duke vizituar si kalanë, ashtu edhe plazhin e Vilë-Bashtovës që ndodhet jo më larg se 1 km nga kalaja
piknik artistik te kalaja e Bashtoves
AlbaniaTravelnTours-kalaja Bashtoves
EduardPagria – Kalaja Bashtoves
MerveKara-kalaja Bashtoves
OltaXhacka-Kalaja Bashtoves Bashtova castle
outingAlbaniaKalajaBashtoves
TemaliPhotography-Kalaja Bashtoves-Bashtova Castle
ValterZhara-KalajaBashtoves
Turizmi drejt zonës ku ndodhet Kalaja e Bashtovës ka një potenzial të madh zhvillimi si kulturor artistik po aq dhe historik. Rruga në gjendje të rregullt dhe e mirëmbajtur do ti shtonte jo pak vizitorë këtij objkti historik ku pikërisht kjo kala është një prej veprave historike të nëntorit të dytë pasi ka qenë pjesë e kalimit rrugor nga Ismail Qemali në 1912 dhe është e treguar edhe në filmin “nëntori i dytë”. Përveç vlerës historike afër kështjellës(2 km prej saj), ndodhet dhe plazhi i Vilë-Bashtovës që edhe ky i fundit është një plus akoma për turizmin e kësaj zone…
Kjo rrugë pra nësë do të ishte e asfaltuar siç duhet dhe mirëmbajtur, do të ishte një sfungjer për turizmin për shumë fshatra përqark edhe nëse do të krijoheshin lidhje rrugesh do të bëhej zemra e turizmit në Shqipëri. Vetë zona ku ndodhet kjo Kala( mes Divjakës dhe Spillesë), po të ishte rruga e rregullt zhvillimi i turizimit do ta bënte Kalanë dhe plazhin një perlë të Shqipërisë.
Kalaja e Bashtovës është futur në listën e shqyrtimit për t’u pranuar në Unesco.
Kërkesa është bërë më 22 maj 2017 nga delegazioni Shqiptar për Unescon.
Koordinatat e kalasë së Bashtovës të dërguara në kërkesën e bërë janë: N41 02 48.09 E19 29 47.05
dhe numri i praktikës është:6259
Tani pritet shqyrtimi dhe marrja e vendimit.
Nëse doni ta konsultoni të plotë kërkesën në gjuhën angleze, klikoni këtu