Kalaja e Bashtovës për vetë pozicionin por gjithashtu edhe për formën që ka është e përshtatshme për një seri eventesh kulturore.
|
Videoklipi në vijim na e shfaq kalanë e Bashtovës si një stadium futbolli…(ideja mund të jetë interesante nën disa aspekte por shkatërruese për vetë kalanë nëse do të behej realisht Pra ndoshta një projekt si ai i një fushe futbolli në Kështjellën e Bashtovës nuk qëndron në këmbë për shumë arsye, por… |
…ideja mund të ishte shume e bukur nëse projekti shfrytëzohej në mënyrë virtuale si një lojë(app) për smartphone, pasi përshtatet shumë bukur me formën dhe me idenë e grumbullimit të spektatorëve.
Si projekt në jetën reale do të ishte shkatërrues, pasi mund të sillte dëmtime për strukturën e vetë kalasë.
Deri diku projekti për pankinat, qëndron nëse do të krijohej diçka e përkohshme(dmth me rast eventesh krijohet skena e përshtatshme për eventin dhe çmontohet menjëherë pasi shfaqja mbaron.) dmth për evente të tjera, dhe jo për futboll.
Gjithsesi Projekti duket i mire realizuar si design i bëjmë komplimente krijuesit, dhe e inkuarajojmë ta krijojë si lojë për smartphone…për ta parë dhe ju projektin 3d, ndiqni video në vijim.
Nje tjeter version me “render 3d” eshte krijuar nga autori qe beri versionin me lart. Pikepamja ne krijimin e dyte i drejtohet me shume aspektit real qe ka kalaja e bashtoves, qe eshte ajo e perdorimit si arene vizitoresh qe bejne nje shetitje ne natyren e qete te kesaj keshtjelle madheshtore.
video ne vijim:
Kalaja e Bashtovës është një monument kulture që akoma nuk njihet mirë as në Shqipëri. Ndoshta nuk ka arritur akoma të tërheqë vëmendjen sa duhet.
Kalaja perveç hijeshisë së saj si një ndërtim i lashtë, ka të bukur edhe pozicionin ku ndodhet.
Gjendet midis Divjakës dhe Spillesë as më shumë se një kilometër nga bregdeti. Ndodhet në një fushë dhe brenda saj ka hapësirë për piknike dhe shfaqje të ndryshme që mund të zhvillohen.
Mbi të gjitha Kalaja e Bashtovës shfaqet edhe në filmin artistik Shqiptar “Nëntori i dytë“. Pikërisht pak ditë na ndajnë nga dita e pavarësisë. I veçantë është fakti se filmi në fjalë tregon pikërisht kalimin e Ismail Qemalit nga kjo kala për të shkuar më pas në Vlorë.
Do të ishte bukur sikur këto monumente historike të kishin vëmendjen e duhur dhe të trajtoheshin me po aq respekt për të krijuar diçka duke u bazuar tek historia por njëkohësisht për njohjen e turizmit në këto monumente.
Natyra tërheq jo pak turistë anembanë botës, pse të mos i krijojmë dhe këtij monumenti kaq madhështorm, një naturë relaksuese përreth?!!
Një hap i mirë do ishte të mbilleshin pemë në rrugët që të shpien te kalaja. Imazhi në vijim është një shembull për hapin e duhur në vlerësimin e drejtë të Kalasë së Bashtovës.
kalaja bashtoves nentori i dyte rruga
Duke e lidhur këtë rrugë të realizueshme me filmin e lartpërmendur do të ishte me vënd që rruga me pemë që do të realizohej, të quhej pikërisht rruga “Nëntori i dytë” për ta lidhur me historinë dhe për të bërë të mundur që kështjella të njihet në mbarë vendin por edhe kudo në botë, pasi janë të shumtë dhe turistët e huaj që kërkojnë më shumë informacione dhe ata që e kanë vizituar shprehen se do të donin që të kishin mundësinë të shihnin ndonjë shfaqje, spektakël në këtë kështjellë.
E kemi thënë edhe në këtë artikull(kliko ketu per ta lexuar),që do te ishte mirë që kjo kështjellë historike të përdorej për artin, historinë dhe popullin për evente të ndryshme që do të gjallëronin jetën, jo vetëm rurale por edhe në shkallë vendi.
Pasi evente te ndryshme në këtë vepër arti do ta gjallëronin jo pak turizmin.
Ja pra në vijim keni artikullin te publikuar nga AgjensiaTelegrafikeShqiptare për një event kulturor që titullohet “piknik artistik te kalaja e Bashtovës” fillon këtë të shtunë dhe do të zhvillohet pikërisht në kalanë e Bashtovës.
“TIRANË,4 tetor /ATSH/ – Në kalanë veneciane, të vendosur në zonën e Rrogozhinës, do të mblidhen artistë të rrymave dhe me eksperienca të ndryshme muzikore për një performancë të përbashkët që do të jetë vërtet magjike.
”Piknik artistik të kalaja e Bashtovës” titullohet aktiviteti i cili organizohet nga Tulla – Culture Center me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkia e Rrogozhinës ku do marrin pjesë artistë si Petrit Çarkaxhiu,Dren Abazi,Mirgen Huba,Sokol Turdiu,Alban Nimani e shumë të tjerë për të sjell një atmosferë festive ku publiku nën shoqërinë e njëri -tjetrit do shijojë produktet e zonës në Kaping dhe çadra.
Qëllimi i aktivitetit është të promovojë këtë objekt pak të njohur të trashëgimisë tonë kulturore dhe hedhja e një hapi të parë për ta kthyer në një destinacion turistik nëpërmjet veprimtarive artistike dhe kulturore.
Pikniku fillon të shtunën me 6 Tetor dhe vazhdon deri të nesërmen në kalanë e Bashtovës./a.a/j.p/”
Dokumentar mbi Kavajen ne vitin 2013 ku ne brendesi shfaqet dhe flitet per kalane e Bashtoves.
Kalaja e Bashtovës është futur në listën e shqyrtimit për t’u pranuar në Unesco.
Kërkesa është bërë më 22 maj 2017 nga delegazioni Shqiptar për Unescon.
Koordinatat e kalasë së Bashtovës të dërguara në kërkesën e bërë janë: N41 02 48.09 E19 29 47.05
dhe numri i praktikës është:6259
Tani pritet shqyrtimi dhe marrja e vendimit.
Nëse doni ta konsultoni të plotë kërkesën në gjuhën angleze, klikoni këtu
Një kala e cila i ka të gjitha çka duhet për tu bërë arenë e shfaqjeve kulturore dhe artistike që zhvillohen në vend. Trajta e saj katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra e bëjnë këtë monument kulture të përshtatshëm për shumë aktivitete kulturore, edhe të përmasave të mëdha. Duke përmendur eventin madhështor të miss Shqipëria në vitin 2012, tregon se vendi dhe hijeshia për çdo shfaqje kulturore, nuk mungon.
Do të ishte vërtet bukur sikur këtu të organizohej “Maratona Popullore” , vënd ka, historia është vetë kalaja, dhe nuk luan nga vendi, mungojnë organizatorët e mirëfilltë për të bërë diçka me të vërtet kulturore.
Do të ishte bukur sikur të organizohej edhe një paradë filmash artistik Shqiptarë (historikë) ku mund të përfshihet edhe filmi “Nëntori i dytë“ me Ismail Qemalin, ku një pjesë e filmit është xhiruar pikërisht në këtë kala me aktorë të zgjedhur nga vendi ku kjo kala ndodhet.
Do të ishte bukur gjithashtu edhe festivali Folklorik të bëhej ndonjëherë këtu pasi kjo kala ndodhet në një zonë qëndrore të Shqipërisë ku do të ishte komode për shumë vizitorë dhe për tu përhapur më shumë kjo traditë e këngës dhe muzikës.
Urojmë që së shpejti kalaja e Bashtovës të hyjë në Unesco dhe të bëhet një qendër e mirfilltë kulturore ku të ketë një larmi spektaklesh dhe eventesh siç i ka hije një vepre historike, në mënyrë që të riprodhojë akoma të tjera vepra historike që të trashëgohen në breza.
Një gjë e tillë do të krijonte turizëm historik(me vendin dhe për vendin), turizëm bashkohor(me shfaqjet dhe aktivitetet) dhe ekonomi për të gjithë zonat përqark dhe jo vetëm dukë vënë në funksion një mekanizëm social që do ti shërbente të gjithëve. E thënë më ndryshe punë-qef-para
Shqipëria ka shumë vende të bukura që meritojnë të jenë në qendër të vëmendjes. Kalaja e Bashtovës është një prej tyre!