StartPage Kalaja Bashtoves Bashtova Fortress

KU NDODHET?

Ky monument historik dhe kulture ndodhet ne nje zone fare te lehte per tu gjetur. Kjo kala ndodhet midis Kavajes dhe Rrogozhines dhe mund te arrini atje nga rruga kryesore(autostrada SH4) duke dale ne Gose dhe te vazhdoni udhetimin drejt perendimit per ne fshatin Vile, ku edhe ndodhet keshtjella, qe distancon rreth 12km nga Gosa. Ne alternativë mund të arrini edhe nga plazhi i Grethit ose Spillesë ose edhe nga Divjaka. Pasi kalaja ndodhet pikërisht midis këtyre plazheve, rreth 1 km nga plazhi.

kalaja bashtoves - bashtova's castle

KUR MUND TA VIZITONI…

Kalaja
e Bashtovës, është e këshillueshme të vizitohet në stinët e ngrohta ose
në kohe të thatë, pasi në dimër ose vjeshtë ndonjëherë përmbytet fusha
ku ajo ndodhet dhe mund tju bëhet i pamundur eksplorimi. Në një ditë të
bukur dhe me diell mund të jetë shëtitja perfekte në periferi dhe
ndoshta pik-nik-u që ju ka munguar. Afer kështjellës është edhe
plazhi(1Km) ose edhe lumi Shkumbin(500m) dhe mund të kombinoni ditën
edhe me peshkim, kush e ka pasion ose edhe nje ecje ose vrap
gjimnastike, sdo t’ju bënte keq!

KALAJA E BASHTOVES NE GRYKEDERDHJE TE LUMIT SHKUMBIN

Poni-Bio-kalaja-e-bashtoves-monumente-shqiptare-kultura-kenge-popullore-ecaty
Kalaja bashtoves filma te rinj adi brika L brika
bashtova castle kalaja bashtoves ristylephotography
EVENIMENTE…
Shume ngjarje te rendesishme kane ndodhur ne kete kala, perveç atyre historike per brezat me te vjeter, kane pasuar edhe evente qe mund ti kujtojne fare mire dhe brezat e rinj. Ne kete keshtjelle eshte xhiruar nje pjese e filmit “Nentori i dyte” dhe ne vitin 2012 u zhvillua dhe Miss Shqiperia. Nuk kanë munguar evente të tjera nga më të ndryshmet. Kohët e fundit ka filluar të preferohet edhe nga çiftet që martohen për të kujtuar ditën e dasmës.
VIDEOKLIPE…
Vete struktura e kesaj keshtjelle krijon nje hijeshi te papare per shume raste te veçanta dhe kulturore, Videoklipet e kengeve sherbejne si pasqyrim per te treguar keto bukuri perrallore te Shqiperise por ne te njejten kohe keto bukuri perrallore i shtojne hijeshine dhe i japin bukuri videoklipeve duke kombinuar traditat me kengen dhe historine. Jane te shumte kengetaret dhe artiste te ndryshem qe kane bere videoklipe ne kalane e Bashtoves, si Ylli Baka, Poni e shume te tjere…
INFO PLUS…
Mendohet se kjo Kështjellë ose Kala ka qene 2 katëshe,ku një kat i saj është i fundosur nën sip.e tokës. Kalaja e Bashtovës është një monument kulture me vlerë që ju do ta gjeni vetëm disa km jashtë Kavajës dhe që dëshmon për gjurmët e qytetërimit dhe civilizimit.E vecanta e kësaj Kalaje ose Kështjelle është se rezulton si e vetmja Kështjellë në Ballkan e ndërtuar në fushë. Rrethinat e saj kanë mbetur të plota dhe sot e kësaj dite.