Festival te kalaja Bashtovës – BashtovaFestival

Evente të rëndësishme po i shtohen përherë e më shumë kalasë së Bashtovës. Gjithçka për të bashkuar artin me historinë, të kaluarën me të tashmen dhe duke krijuar gjithashtu histori bashkëkohore për të ardhmen.

>

<

Madhështia e Kalasë së Bashtovës i jep spikatjen e duher çdo eventi, duke i dhënë një hijeshi të paparë dhe mbresa të paharrueshme.

Klima e ngrohtë i jep një plus eventit të radhës dhe mundësi shtesë për vetë pjesëmarrësit për të shijuar para ose pas pjesëmarrjes në event, edhe plazhin që ndodhet fare pranë(rreth 1 km)

GENERAL INFORMATION

BASHTOVA FESTIVAL will take place, rain or shine!

30, 31 August and 01 September 2019

at Bashtova Fortress, Vile-Bashtove.

INFORMACION

BASHTOVA FESTIVAL do të zhvillohet pavarësisht kushteve meteorologjike

30, 31 Gusht dhe 01 Shtator 2019

Te Kalaja Bashtovës, Vilë-Bashtovë.

You are here to have the best weekend of your life. We rely on you to respect the people and the nature around you and to practice personal responsibility.
Duke marrë pjesë në këtë event, mund të përjetoni fundjavën më të bukur të jetës suaj. Kemi besim te ju qe do të mbani një sjellje të respektueshme duke u sjellur denjësisht me këdo dhe duke u kujdesur në mënyrë shembullore për natyrën në mënyrë që të jetë burim dëfrimi edhe për të ardhmen.

 

Marrin pjesë artistë të shumtë si:

  • Bojken Lako
  • Dren Abazi
  • Bajram KAFU  Kinolli
  • Asgje SIKUR DIELLI
  • Gamble MANIA
  • Ad DISHA
  • MR cool
  • Genc SALIHU
  • Shpat DEDA
  • Mirgen HUBA
  • Altin Boshnjaku
  • Artil
  • Positive CUTZ
  • Christopher NDRIO
  • Blla Blla Blla
BashtovaFestival-KalajaBashtoves-festival
BashtovaFestival-KalajaBashtoves
BashtovaFestival-KalajaBashtoves
BashtovaFestival-KalajaBashtoves
BashtovaFestival-Kalaja Bashtoves
BashtovaFestival-Bashtova Fortress
BashtovaFestival-Castle of Bashtova

MBESHTETUR NGA:

Bashkia Rrogozhine

Iceberg Communications

Tulla Culture Center

 

Kalaja Bashtoves – Pamje nga lart dhe Plazhi i Vile-Bashtoves

Disa pamje nga lart me drone paraqiten në këtë video.

Tregohet madhështia dhe hijeshia e një monumenti me rëndësi historike por edhe bashkëkohore të kalasë së Bashtovës. Ndonëse historia e lashtë e saj e detajuar është akoma për t’u mësuar, mendohet se ka qenë përdorur për tregëtinë e drithërave me shtetet e tjera. Filmi “Nëntori i dytë” ka xhiruar një pjesë pikërisht te kjo kala, ku ndër pamjet me drone, përfshihet një skenë me pamje të ngjashme(por pa aktorë)

Pozicioni i kalasë së Bashtovës është shumë i favorshëm edhe për turistët si vendas dhe të huaj dhe kryesisht për eksploruesit, pasi përveç kalasë, keni afër edhe bregdetin.

Kjo pra e bën Kështjellën e Bashtovës një vend madhështor për një piknik pranveror/veror me të vërtetë mbresëlënës. Vizitoni këtë kala dhe do ti shtoni një kujtim të bukur jetës suaj!