Duket se diçka po lëviz në drejtimin e duhur për ti dhënë kalasë së Bashtovës rëndësinë e merituar.
E kemi thënë edhe në këtë artikull(kliko ketu per ta lexuar),që do te ishte mirë që kjo kështjellë historike të përdorej për artin, historinë dhe popullin për evente të ndryshme që do të gjallëronin jetën, jo vetëm rurale por edhe në shkallë vendi.
Pasi evente te ndryshme në këtë vepër arti do ta gjallëronin jo pak turizmin.
Ja pra në vijim keni artikullin te publikuar nga AgjensiaTelegrafikeShqiptare për një event kulturor që titullohet “piknik artistik te kalaja e Bashtovës” fillon këtë të shtunë dhe do të zhvillohet pikërisht në kalanë e Bashtovës.
Urojmë që evente të tjera të mirfillta të vijojnë për të prodhuar Histori, duke konsumuar Histori!
“TIRANË,4 tetor /ATSH/ – Në kalanë veneciane, të vendosur në zonën e Rrogozhinës, do të mblidhen artistë të rrymave dhe me eksperienca të ndryshme muzikore për një performancë të përbashkët që do të jetë vërtet magjike.
”Piknik artistik të kalaja e Bashtovës” titullohet aktiviteti i cili organizohet nga Tulla – Culture Center me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkia e Rrogozhinës ku do marrin pjesë artistë si Petrit Çarkaxhiu,Dren Abazi,Mirgen Huba,Sokol Turdiu,Alban Nimani e shumë të tjerë për të sjell një atmosferë festive ku publiku nën shoqërinë e njëri -tjetrit do shijojë produktet e zonës në Kaping dhe çadra.
Qëllimi i aktivitetit është të promovojë këtë objekt pak të njohur të trashëgimisë tonë kulturore dhe hedhja e një hapi të parë për ta kthyer në një destinacion turistik nëpërmjet veprimtarive artistike dhe kulturore.
Pikniku fillon të shtunën me 6 Tetor dhe vazhdon deri të nesërmen në kalanë e Bashtovës./a.a/j.p/”