Festival te kalaja Bashtovës – BashtovaFestival

Evente të rëndësishme po i shtohen përherë e më shumë kalasë së Bashtovës. Gjithçka për të bashkuar artin me historinë, të kaluarën me të tashmen dhe duke krijuar gjithashtu histori bashkëkohore për të ardhmen.

>

<

Madhështia e Kalasë së Bashtovës i jep spikatjen e duher çdo eventi, duke i dhënë një hijeshi të paparë dhe mbresa të paharrueshme.

Klima e ngrohtë i jep një plus eventit të radhës dhe mundësi shtesë për vetë pjesëmarrësit për të shijuar para ose pas pjesëmarrjes në event, edhe plazhin që ndodhet fare pranë(rreth 1 km)

GENERAL INFORMATION

BASHTOVA FESTIVAL will take place, rain or shine!

30, 31 August and 01 September 2019

at Bashtova Fortress, Vile-Bashtove.

INFORMACION

BASHTOVA FESTIVAL do të zhvillohet pavarësisht kushteve meteorologjike

30, 31 Gusht dhe 01 Shtator 2019

Te Kalaja Bashtovës, Vilë-Bashtovë.

You are here to have the best weekend of your life. We rely on you to respect the people and the nature around you and to practice personal responsibility.
Duke marrë pjesë në këtë event, mund të përjetoni fundjavën më të bukur të jetës suaj. Kemi besim te ju qe do të mbani një sjellje të respektueshme duke u sjellur denjësisht me këdo dhe duke u kujdesur në mënyrë shembullore për natyrën në mënyrë që të jetë burim dëfrimi edhe për të ardhmen.

 

Marrin pjesë artistë të shumtë si:

  • Bojken Lako
  • Dren Abazi
  • Bajram KAFU  Kinolli
  • Asgje SIKUR DIELLI
  • Gamble MANIA
  • Ad DISHA
  • MR cool
  • Genc SALIHU
  • Shpat DEDA
  • Mirgen HUBA
  • Altin Boshnjaku
  • Artil
  • Positive CUTZ
  • Christopher NDRIO
  • Blla Blla Blla
BashtovaFestival-KalajaBashtoves-festival
BashtovaFestival-KalajaBashtoves
BashtovaFestival-KalajaBashtoves
BashtovaFestival-KalajaBashtoves
BashtovaFestival-Kalaja Bashtoves
BashtovaFestival-Bashtova Fortress
BashtovaFestival-Castle of Bashtova

MBESHTETUR NGA:

Bashkia Rrogozhine

Iceberg Communications

Tulla Culture Center

 

“Piknik artistik te kalaja e Bashtovës” – event te kalaja

Duket se diçka po lëviz në drejtimin e duhur për ti dhënë kalasë së Bashtovës rëndësinë e merituar.

E kemi thënë edhe në këtë artikull(kliko ketu per ta lexuar),që do te ishte mirë që kjo kështjellë historike të përdorej për artin, historinë dhe popullin për evente të ndryshme që do të gjallëronin jetën, jo vetëm rurale por edhe në shkallë vendi.

Pasi evente te ndryshme në këtë vepër arti do ta gjallëronin jo pak turizmin.
Ja pra në vijim keni artikullin te publikuar nga AgjensiaTelegrafikeShqiptare për një event kulturor që titullohet “piknik artistik te kalaja e Bashtovës” fillon këtë të shtunë dhe do të zhvillohet pikërisht në kalanë e Bashtovës.

Urojmë që evente të tjera të mirfillta të vijojnë për të prodhuar Histori, duke konsumuar Histori!

“TIRANË,4 tetor /ATSH/ – Në kalanë veneciane, të vendosur në zonën e Rrogozhinës, do të mblidhen artistë të rrymave dhe me eksperienca të ndryshme muzikore për një performancë të përbashkët që do të jetë vërtet magjike.

”Piknik artistik të kalaja e Bashtovës” titullohet aktiviteti i cili organizohet nga Tulla – Culture Center me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkia e Rrogozhinës ku do marrin pjesë artistë si Petrit Çarkaxhiu,Dren Abazi,Mirgen Huba,Sokol Turdiu,Alban Nimani e shumë të tjerë për të sjell një atmosferë festive ku publiku nën shoqërinë e njëri -tjetrit do shijojë produktet e zonës në Kaping dhe çadra.

Qëllimi i aktivitetit është të promovojë këtë objekt pak të njohur të trashëgimisë tonë kulturore dhe hedhja e një hapi të parë për ta kthyer në një destinacion turistik nëpërmjet veprimtarive artistike dhe kulturore.

Pikniku fillon të shtunën me 6 Tetor dhe vazhdon deri të nesërmen në kalanë e Bashtovës./a.a/j.p/”