Nëntori i dytë- Kalaja e Bashtovës!

Kalaja e Bashtovës është një monument kulture që akoma nuk njihet mirë as në Shqipëri. Ndoshta nuk ka arritur akoma të tërheqë vëmendjen sa duhet.

Kalaja perveç hijeshisë së saj si një ndërtim i lashtë, ka të bukur edhe pozicionin ku ndodhet.

Gjendet midis Divjakës dhe Spillesë as më shumë se një kilometër nga bregdeti. Ndodhet në një fushë dhe brenda saj ka hapësirë për piknike dhe shfaqje të ndryshme që mund të zhvillohen.

Mbi të gjitha Kalaja e Bashtovës shfaqet edhe në filmin artistik Shqiptar “Nëntori i dytë. Pikërisht pak ditë na ndajnë nga dita e pavarësisë. I veçantë është fakti se filmi në fjalë tregon pikërisht kalimin e Ismail Qemalit nga kjo kala për të shkuar më pas në Vlorë.

Do të ishte bukur sikur këto monumente historike të kishin vëmendjen e duhur dhe të trajtoheshin me po aq respekt për të krijuar diçka duke u bazuar tek historia por njëkohësisht për njohjen e turizmit në këto monumente.

Natyra tërheq jo pak turistë anembanë botës, pse të mos i krijojmë dhe këtij monumenti kaq madhështorm, një naturë relaksuese përreth?!!

Një hap i mirë do ishte të mbilleshin pemë në rrugët që të shpien te kalaja. Imazhi në vijim është një shembull për hapin e duhur në vlerësimin e drejtë të Kalasë së Bashtovës. 

kalaja bashtoves nentori i dyte rruga
kalaja bashtoves nentori i dyte rruga

Duke e lidhur këtë rrugë të realizueshme me filmin e lartpërmendur do të ishte me vënd që rruga me pemë që do të realizohej, të quhej pikërisht rruga “Nëntori i dytë” për ta lidhur me historinë dhe për të bërë të mundur që kështjella të njihet në mbarë vendin por edhe kudo në botë, pasi janë të shumtë dhe turistët e huaj që kërkojnë më shumë informacione dhe ata që e kanë vizituar shprehen se do të donin që të kishin mundësinë të shihnin ndonjë shfaqje, spektakël në këtë kështjellë.

Duke u bazuar edhe tek titulli, do të ishte mirë, pse jo sikur të shfaqej pikërisht edhe në Kalanë e Bashtovës filmi “Nëntori i dytë” me rastin e ditës së pavarësisë!