Poni – Bio Videoklip i ambjentuar ne kalane e Bashtoves

Janë të shumtë këngëtarët që po zgjedhin kalanë e Bashtovës
si skenë për videoklipet e tyre duke i lidhur këngët e tyre me traditat popullore dhe historike të Shqiperise. Kënga “Bio” e Poni-t e tregon disi këtë gjë duke filluar me një radio ku dëgjohej kënga popullore dhe duke xhiruar videoklipin në një kështjellë që nënkupton “të kaluarën” , “nostalgjinë” për kohën kur ishte krejt ndryshe, ndoshta më bukur, edhe pse thjeshtë. Ishte ajo thjeshtësi ndoshta që vlen më shumë se çdo gjë.